Dita e 50-të e protestave/ Qindra opozitarë të arrestuar në Bjellorusi

Dita e 50-të e protestave/ Qindra opozitarë të arrestuar në Bjellorusi

Policia në Bjellorusi arrestoi qindra vetë dhe përdori gazin lotsjellës dhe granatat e tymit në protestat e së dielës kundër regjimit të Aleksandër Lukashenkos.

Në kryeqytetin Minsk, rreth 100,000 vetë dolën në rrugë me flamujt e opozitës, të kuq dhe të bardhë, duke brohoritur “fashist” dhe “turp”.

Protesta pati edhe në qytetet Homel, dhe Hrodna

Grupi i të drejtave të njeriut në Bjellorusi, Vyasna, publikoi emrat e 341 personave të ndaluar gjatë protestave kurse Ministria e Brendshme në Bjellorusi pranoi ndalimin e rreth 200 demostruesve në të gjithë vendin.

Protestat në Bjellorusi kanë nisur qysh pas zgjedhjeve të 9 gushtit, në të cilat Lukashenko pretendon se ka fituar mandatin e gjashtë presidencial.

Sipas opozitës, protestuesve dhe vëzhguesve ndërkombëtarë, zgjedhjet janë manipuluar në favor të tij. Lukashenko është në pushtet qysh në vitin 1994. Ai ka akuzuar disa vende të Perëndimit për përpjekje “për ta shkatërruar vendin e tij”.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë thënë se nuk e njohin Lukashenkon si president të Bjellorusisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Eduard Zaloshnja: Gjykata kushtetuese vs. realiteti elektoral

Eduard Zaloshnja: Gjykata kushtetuese vs. realiteti elektoral