Dita e 5-të e konfliktit, Izraeli intensifikon sulmet në Gaza! Të paktën 124 viktima dhe mbi 600 plagosur nga përplasjet mes izraelitëve dhe palestinezëve!

 

Në ditën e pestë të përplasjeve të dhunshme midis Izraelit dhe Palestinës gjendja po përkeqësohet orë pas ore, Izraeli përveç sulmeve nga ajri nga nata en mbrëmshme ka filluar sulmet edhe me tanke nga toka. Tel Avivi ka mobilizuar 9000 rezervistë. Pas mesnatës, komanda e Frontit Home urdhëroi izraelitët që jetojnë brenda rrethit katër kilometrave të Gazës të qëndrojnë të mbyllur dhe të evitojnë daljet deri sa të konsiderohet çdo gjë e sigurtë.

Ata të cilët janë viktimat më të mëdha të kësaj situate janë të pafajshmit. Autoritetet në Gaza shprehen se janë shënuar të paktën 115 viktima, nga të cilët 27 janë të mitur dhe 11 gra ndërkohë që janë të paktën 600 të plagosur.

Numri i viktimave në Izrael ka arritur në 9 ndërkohë 160 aeroplanë synojnë tunelet e Hamasit në bombardimet më të mëdha deri më tani. Në 5 ditët e fundit Hamasi ka hedhur në drejtim të Izraelit të paktën 2000 raketa.

Përveç këtij konflikti Izraeli po përjeton një valë disi të pritur të dhunës ndër-komunitare, me turmat palestineze dhe izraelite që janë agresive dhe shkatërrojnë pronat e njëri-tjetrit. Opozita kritikon kryeministrin Netanyahu, duke thënë se ai po lejon që situata të dalë jashtë kontrollit.

“Qytetarë të Izraelit, kemi të bëjmë me një fushatë në dy fronte. Fronti i parë, Gaza. Unë thashë se do të merrnim një çmim shumë të rëndë nga Hamasi dhe organizatat e tjera terroriste. Ne po e bëjmë këtë dhe do të vazhdojmë të veprojmë  kështu me forcë të madhe. Fjala e fundit nuk është thënë dhe ky operacion do të vazhdojë për aq kohë sa është e nevojshme në mënyrë që të rivendosë qetësinë dhe sigurinë në shtetin e Izraelit”, – u shpreh kryeministri Netanjahu

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe sekretari i përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres kanë bërë thirrje për t’i dhënë fund luftimeve. Ndërkohë që presidenti francez Emannuel Macron me anë të një postimi në të të dyja gjuhët hebraike dhe arabe, bën thirrje për qetësi. Shtetet e Bashkuara, mbështetja më e madhe e Izraelit, thanë se ishin thellësisht të shqetësuara, por mbështetën Netanyahu.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Presidenti i Urdhrit Veterinar denoncon: Mandarinat në Shqipëri me mbetje pesticidesh të ndaluara në vendet e BE! Shkakojnë kancer

Presidenti i Urdhrit Veterinar denoncon: Mandarinat në Shqipëri me mbetje pesticidesh të ndaluara në vendet e BE! Shkakojnë kancer