Dita e 60 në çadër, Basha:
Nuk tërhiqemi deri në fitore

Dita e 60 në çadër, Basha:<br />Nuk tërhiqemi deri në fitore
Edhe në ditën e Pashkës, kryetari i PD ka mbajtur një fjalim për disa minuta në çadrën para Kryeministrisë.
 
Ai u shpreh se sot bëjmë ditën e 60-të në çadër, të vendosur për ti shkuar deri në fund, se nga kjo çadër, sipas tij rilind çdo ditë shpresa për një Shqipëri më të mirë.
 
"Tash 60 ditë është ditë Pashkësh dhe do të vazhdojë që të jetë ditë Pashkësh.
 
Nga kjo çadër, rilind çdo ditë shpresa për një Shqipëri më të mirë. Do të qëndrojmë deri në fitoren e qytetarëve shqiptarë.
 
Atyre ose më mirë atij, që edhe ditën e Pashkës i frynë “tam-tamëve” të luftës i them se paqja do të zbresë në zemrën e cdo shqiptari, se përmes paqes dhe bashkimit, e mira do të pushtojë zemrat e shqiptarëve, se avancimi i të mirës është i pandalshëm, ndaj pa dashur të flas për anën e errët.
 
Më lejoni të përfundoj këtë urim për të gjithë ju misionarë të paqes dhe shpresës.
 
Gëzuar Pashkët
" ishte fjala e Bashës.



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai