Dita e Çlirimit në të gjitha qytetet, Elbasani feston ndryshe, të rinjtë paradë me kuaj

Dita e Çlirimit është festuar në të gjitha qytetet e vendit. Në Shkodër përfaqësuesw të Partisë Komuniste i kanë kërkuar prefektit të merren masa për kryebashkiaken pasi sipas tyre ajo vendos banderola kundër kësaj date. Ndërkohë në Vlorë, Fier, Lushnje për nder të të rënëve janë vendosur kurora me lule, kurse në Berat familjarët e dëshmorëve kanë kërkuar rikonstruksionin e memorialit pasi ai është drejtë rrënimit. Në Elbasan disa të rinj kanë festuar ndryshe duke bërë një parakalim me kuaj dhe veshje kombëtare. Ndërsa në Lezhë, PS ka festuar e vetme pasi as përfaqësuesit e LSI nuk i janë bashkuar festimeve, ndryshe nga qytetet e tjera.

Shkodër

Përkujtimi për ditën e Clirimit të Shqipërisë është kujtuar në të gjitha qytetet e vendit. Veteranët në qytetin e Shkodrës kanë përkujtuar ditën e Çlirimit me simbole komuniste, ndërsa janë revoltuar me Prefektin në ceremoninë e organizuar me rastin e 74-vjetorit. Sekretari i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Shqipërisë, Gjon Bruçi gjatë fjalimit të prefektit Çesk Millja është ngritur në këmbë duke i kërkuar që të marrë masa ndaj kryetares së bashkisë që sipas tij ka injoruar festën e Çlirimit.

Ndërkohë prefekti Çesk Millja reagoi duke thënë “Le të përcjellim urime në këtë ditë feste”. Nga ana tjetër kryebashkiakja e Shkodrës datën 29 nëntor e ka quajtur si ditë të zezë për shqiptarët.

Vlorë

Vlora ka përkujtuar sot në Varrezat e Dëshmoreve 74 vjetorin e  çlirimit të Shqipërisë ,ndërsa kanë marrë pjesë kryetari ë bashkise së Vlorës, Dritan Leli, prefekti i qarkut Mamaj, kreu i qarkut, deputetët, veteranë të luftës Anti-fashiste Nacional-Çlirimtare dhe familjarë të dëshmorëve. Autoritetet pjesëmarrëse kanë kryer homazhe pranë lapidarit të dëshmorëe në nderim të kujtimit të atyre që dhanë jetën për çlirimin e vendit.

Ndjej absolutisht vlerësimin më të madh që jam këtu sot përballë jush, duke thënë përpara të gjithëve qoftë i harruar kujtimi i tyre. Të gjithë ata që prehen këtu, nuk thanë asgjë thjesht bënë veprën e tyre të madhe dhe vunë më të shtrenjtën gjë, jetën e tyre në themel të Shqipërisë, në themel të historisë, në themel të së ardhmes. Numërohen rreth 7000 të rënë gjatë luftës çlirimtare nga gjithë rrethi i Vlorës 

Dritan Leli, Kryebashkiak i Vlorës

Fier

Dita e Çlirimit është festuar edhe në Fier ku përfaqësues të pushtetit vendor dhe deputetë të këtij qarku kanë vendosur lule dhe kurora tek Varrezat e Dëshmorëve. Edhe këtë vit 29 nëntori në Fier është festuar i ndarë nga forcat politike, pasi tek Varrezat e Dëshmorëve kanë qenë vetëm përfaqësues të PS dhe LSI në këtë qark, ndërsa ata të partisë Demokratike nuk e njohin datën 29 si Ditën e Çlirimit.

Lushnje

Përvjetori i Çlirimit të vendit është përkujtuar sot edhe në Lushnje. Në Varrezat e Dëshmorëve në Lushnje, drejtues të pushtetit vendor dhe deputetë kryen homazhe tek memoriali i të rënëve për liri. Lushnja i ka dhënë luftës rreth 280 dëshmorë gjatë luftës për Çlirimin nga pushtuesi.

Berat

Në Berat drejtues të institucioneve të qeverisjes vendore, drejtues të policisë së qarkut, prefekturës, si dhe familjarë të të rënëve për Çlirimin e vendit kryen sot homazhe nderimi me rastin e 74-vjetorit të çlirimit.  E ndërsa përkuleshin përpara atyre që dhanë jetën në luftë të gjithë të pranishmit hidhnin sytë nga tavani i soletës së godinës nga ku binin pika uji dhe suvaja është në rrezik rënie. Familjarët e të rënëve kërkuan që bashkia të marrë masa për rikontruksionin e varrezave, pasi gjendja ku ndodhet nuk është vetëm e vështirë, por dhe e papranueshme.

Lezhë

Veteranë të luftës, pasardhës të familjeve të dëshmorëve dhe përfaqësuesë të Partisë Socialistë në Lezhë kanë përkujtur 74-vjetorin e çlirimit të vendit nga pushtuesit nazafashist.Në nderim të kësaj dite të rëndësishme ata bënë homazhe dhe vendosen kurora me lule pranë Varrezave të Dëshmorëve të qytetit.

Krahas përfaqësuesve të Partisë Demokratike dhe Bashkisë Lezhë që drejtohet nga të djathtët, në aktivitetin e organizuar për ditën e Çlirimit ra në sy dhe mungesa e përfaqëuesve të Lëvizjes Socialiste për Integrim në këtë qytet.

Elbasan

Ndërkohë në Elbasan përpos aktiviteteve zyrtare disa të rinjtë janë veshur me kostume kombëtare dhe kanë parakaluar me kuaj në qendër të qytetit duke bërë një festim ndryshe nga qytete e tjera të vendit. Të rinjtë janë përshëndetur nga qytetarët pasi performaca e tyre ka tërhequr shumë vëmëndje.

Gëzuar kombit shqiptar dhe gëzuar mbarë botën, Kosova, Maqedonia e deri në Çamëri, se dhe unë jam me origjinë çame dhe prandaj e zgjodha ta festonim këtë festë, se edhe stërgjyshi im Mehmet Augusta ka ardhur këtu për të ngritur flamurin e kombit shqiptarit.

Organizator i paradës

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen