Dita e Çlirimit/ Rama, Meta dhe Ruçi homazhe te varrezat e Dëshmorëve! Qëndrojnë 'larg' njëri-tjetrit

Sot në 76-vjetorin e çlirimit të Shqipërisë, kryeministri Edi Rama, presidenti Ilir Meta dhe kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, kanë mbajtur homazhe në varrezat e Dëshmorëve. Ata vendosën kurora me lule në memorialin e Dëshmorëve të atdheut dhe u përulën para tij.

Kryeministri Edi Rama, kryeparlamentari Gramoz Ruci, kryebashkiaku Veliaj, e ministret Xhacka e Spiropali që u përkulën para sakrificës së dëshmorëve në 76-vjetorin e çlirimit të vendit, nuk ndanë asnjë prononcim për mediat. Por kreu i shtetit, teksa u shkëput nga ceremonia, e shfrytëzoi këtë moment për t’iu drejtuar qytetarëve me një thirrje se qytetarët duhet të marrin në dorë fatet e tyre.

Më 28 nëntor, kryedemokrati Lulzim Basha, u shfaq i vetëm, pa asnjë shoqërues, te Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, duke kremtuar së bashkua edhe Pavarësinë edhe Clirimin. Por për presidentin Ilir Meta, që u shfaq krah qeverisë, nuk ka diskutim për datat, pasi 29 nëntori është fakt historik.

Teksa vendosën kurora me lule në memorialin “Nëna Shqipëri”, kryeministri Rama dhe presidenti Meta patën jo vetëm distancë fizike për shkak të masave anti-Covid, por nuk u pa asnjë përshëndetje mes tyre.

Prej 7 prillit të vitit 1939 e deri më 29 nëntor të vitit 1944, Shqipëria kishte qenë e pushtuar nga Italia fashiste dhe pas kapitullimit të saj, në vjeshtë të vitit 1943, Shqipëria pushtohet nga forcat gjermane.  Në fund të nëntorit 1944, pas Çlirimit të Tiranës, më 17 nëntor dhe pjesës kryesore të Shqipërisë së Veriut, mbetej te çlirohej qyteti i Shkodrës dhe qarku i tij. Shkodra u çlirua më 29 nëntor të vitit 1944, datë kjo e cila shënon ditën e çlirimi të Shqipërisë nga pushtimi gjerman.

Ndërkaq kujtojmë se edhe dje në 108-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, festa bëri bashkë Presidentin e vendit, Ilir Meta, kryeparlamentarin Gramoz Ruçi dhe Kryeministrin Edi Rama të cilët morën pjesë në ceremoninë e ngritjes së Flamurit në Vlorë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:40
Ruçi mesazh me rastin e 76-vjetorit të Çlirimit: 29 nëntori, datë supreme në kalendarin e lirisë

1606642907_Rucikonferenca3675x450.jpeg

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka sot një mesazh përshendetës me rastin e 29 nëntorit, 76-vjetorit të çlirimit të Shqipërisë.

“Në kalendarin e lirisë, 29 nëntori qëndron ndër datat më kryelarta të shqiptarëve.

Është dita që kurorëzoi zgjedhjen e drejtë tëpartizanëve dhe patriotëve shqiptarë, në krahun e aleatëve të mëdhenj antifashistë.

Është dita që realizoi ëndrrën e çlirimit të atdheut nga pushtuesit, e cila është vepër e çlirimtarëve dhe partizanëve shqiptarë. Çlirimi ishte rezultat i betejave të përgjakshme  nëmalet, luginat, fshatrat dhe qytetet e Shqipërisë.

Fitimtarë të Luftës Antifashistë Nacional-Çlirimtare nuk ishin thjesht dhe vetëm partizanët shqiptarë; ishte populli shqiptar; ishte vetë Shqipëria. Vlerat antifashiste qëndrojnë në themel të qytetërimit të sotëm europian e perëndimor dhe ato e shtyjnë botën drejt të ardhmes, progresit, paqes dhe zhvillimit.

Kolaboracionizmi, si  një kërcënim i lirisë, në format e tij të ndryshme, të vjetra e të reja, tradicionale e moderne, e tërheq botën drejt të kaluarëës, pasigurisë, errësirës dhe regresit.

Liria nuk është thjesht dhe vetëm fitorja mbi pushtuesit, me maliherët dhe fishekët rrëmbyer armikut. Liria e vërtetë qëndron në dashurinë tonëpër të, të trashëguar brez pas brezi. Shpirtrat e lirë tënjerëzve të lirë janë mburoja e lirisë dhe garancia e saj.

Kombet që dhunojnë lirinë e të tjerëve, nuk e meritojnë lirinë e tyre. Në çdo kohë e në çdo vend, popujt që luftojnë për tu çliruar nuk mund të quhen pushtues, dhe viktimat që luftojnë për liri, drejtësi e dinjitet, nuk mund të quhen agresorë. Lufta Antifashiste u bë në emër të të sotmes. Betejat e sotme për lirinë i bëjmë në emër të së ardhmes.

Për lirinë luftohet në çdo kohë dhe nga gjithkush që e aspiron atë. Ashtu siç nderojmë partizanët çlirimtarëpër luftën e tyre, nderojmë qytetarët në betejat e përditshme për punën, jetën dhe familjen; nderojmëmjekët dhe infermierët në vijën  e parë të luftës për mbrojtjen e jetëve njerëzore.

Lufta për lirinë fisnikëron kombin, atdheun, shoqërinë dhe çdo qytetar.

Dje burimi i lirisë ishte lufta për çlirim, sot motivi i saj është lufta për vlerat thelbësore të shoqërisë, mirëqenien, solidaritetin, tolerancëm dhe paqen”, shkruan Ruçi.

Ora 08:22
Shqipëria përkujton sot 76-vjetorin e Çlirimit! Rama e nis me vargjet e Qemal Stafës: Një jetë e re po lulëzon gërmadhash

Dita e sotme shënon 76-vjetorin e çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazifashistë në Luftën e Dytë Botërore. Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar sot 76-vjetorin e Çlirimit me vargjet e Qemal Stafës, përmes një reagimi në Facebook.

Përkrah fotos së Qemal Stafës qëndrojnë fjalët e tij, të cilat Rama i cilëson si të mençura. “E vjetra po shembet, kohët po ndryshojnë, një jetë e re po lulëzon gërmadhash”, është kjo shprehja e Qemalit e ndarë nga kryeministri ditën e sotme për të kujtuar këtë ditë të veçantë për vendin.

Duke respektuar masat kundër përhapjes së pandemisë, sot do të zhvillohen homazhe për dëshmorët e luftës.

Por cili është thelbi i 29 nëntorit? Prej 7 prillit të vitit 1939 e deri më 29 nëntor të vitit 1944, Shqipëria kishte qenë e pushtuar nga Italia fashiste dhe pas kapitullimit të saj, në vjeshtë të vitit 1943, Shqipëria pushtohet nga forcat gjermane.  Në fund të nëntorit 1944, pas Çlirimit të Tiranës, më 17 nëntor dhe pjesës kryesore të Shqipërisë së Veriut, mbetej te çlirohej qyteti i Shkodrës dhe qarku i tij. Shkodra u çlirua më 29 nëntor të vitit 1944, datë kjo e cila shënon ditën e çlirimi të Shqipërisë nga pushtimi gjerman.

Ndërkaq kujtojmë se edhe dje në 108-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, festa bëri bashkë Presidentin e vendit, Ilir Meta, kryeparlamentarin Gramoz Ruçi dhe Kryeministrin Edi Rama të cilët morën pjesë në ceremoninë e ngritjes së Flamurit në Vlorë. I veçantë ishte mesazhi i Kryeministri i cili gjeti rastin dhe bëri urimin e veçantë për Hashim Thaçin dhe luftëtarët të tjerë të UÇK-së. Vendit tonë i kanë ardhur edhe një sërë urimesh nga miq të vendit. 

1606634649_12861358410158348961026523420805720766031197o.jpg

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 30/11/2020 01:14

    GEZUAR SHQIPERI,GEZUAR SHQIPETARE 29 NENTORIN, FESTEN E CLIRIMIT !

    Përgjigju
  • O tej: 29/11/2020 14:22

    O Metmuti hajduti

    Përgjigju
  • Drejtesi: 29/11/2020 10:25

    Ku e ka drejtimin Meta pas kesaj ceremonie. Me ke do pije e do ngreje dy gishtat sot.

    Përgjigju
  • LORA: 29/11/2020 10:25

    29 Nentori ka skalitur perjetesisht ne ashtin e Kombit lavdine e bijve dhe bijave qe u sakrifikuan per nje Shqiperi shtet te lire,te pavarur dhe te denje. "Ju kish rritur nena ,per nje Bote te re, lule more trima,qe rate per Atdhe".

    Përgjigju
    • Ertu: 29/11/2020 11:23

      U sakrifikuan per nje shtet te denje. Shtet te denje prodhoi komunizmi!

  • Gege Kosova: 29/11/2020 10:20

    Rama shkurt e me menquri beri qe edhe UCK dhe Hashim Thaci me shoke,te jete i pranishem ne ceremonin fistive te 'Mevehtesise dhe mosvaresise" se shtetit shqiptare.

    Përgjigju
    • Taksapaguesi: 29/11/2020 13:12

      Ai atie ne fund e ka emrin Ilir Floriri.Dhe ata qe duhet ta gjykojne quhet SPAK,por ne te vertet quhet aspak.Dhe ky aspak tallet me Shqiptaret e ndershem qe presin drejtesi e munguar.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja