Përveç krerëve të shtetit, 76 vjetori i Çlirimit është përkujtuar dhe nga nostalgjikët e sistemit komunist në Shqipëri. Në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, nuk kanë munguar dashamirësit e Enver Hoxhës dhe Partisë Komuniste, të cilët kanë vendosur lule dhe kanë bërë homazhet e tyre në varrezat e Dëshmorëve.
Me foto të diktatorit Hoxha e pankarta në duar ku shkruhej “Lavdi shqiptarit të madh Enver Hoxha” dhe “Rroftë Partia Komuniste Shqiptare”, ata nderuan me grusht dhe vendosën kurora me lule te Varrezat e Dëshmorëve.