Dita e Demokracisë, Balla në Parlamentin Evropian: Bashkëqeverisja u jep mundësinë njerëzve të marrin vendime

Dita e Demokracisë, Balla në Parlamentin Evropian: Bashkëqeverisja u jep mundësinë njerëzve të marrin vendime

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla në Parlamentin Evropian

Në Ditën e Demokracisë në Parlamentin e Europës së Bashkuar janë mbledhur sëbashku udhëheqës politikë, përfaqësues të parlamenteve dhe aktivistë që punojnë në fushën e mbështetjes së demokracisë në vendet e Bashkimit Europian dhe në botë, politikë-bërës të BE-së, organizata të shoqërisë civile, akademikë etj.

Me ftesë të Parlamentit Europian, Kryetari i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla po përfaqëson Kuvendin e Shqipërisë në këtë konferencë.

Konferenca u hap nga Përfaqësuesja e Lartë e BE për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Federica Mogherini, e cila mbajti një deklaratë për mbështetjen që BE i jep forcimit të demokracisë.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS duke marrë fjalën gjatë diskutimit mbi rolin e teknologjisë dhe sfidat e përfshirjes së njerëzve së zakonshëm në vendim-marrje , u shpreh se:

“Partitë politike janë një mekanizëm i domosdoshëm dhe i pazëvendësueshëm në përfshirjen e qytetarëve në vendim-marrje. Partitë politike inovative po përmirësojnë strukturën e tyre organizative dhe komunikuese për tu përshtatur me rritjen e inter-aktivitetit online. Teknologjia digjitale u jep sot mundesinë njerëzve të zakonshëm t’i japin më shumë zë opinionit të tyre dhe në këtë aspekt koncepti i bashkëqeverisjes merr një vlerë të shtuar”.

Pjesëmarrësit në këtë Konferencë, që organizohet në bashkëpunim me disa OJQ, si (Fondacioni Europian për Demokraci (EED), Rrjeti Evropian i Fondacioneve Politike (ENoP), Partneriteti Evropian për Demokraci (EPD), Zyra e Institutit Ndërkombëtar për Demokraci dhe Asistencë Zgjedhore pranë Bashkimit Evropian), Komisioni Evropian dhe Shërbimi Evropian të Veprimit të Jashtëm, do të diskutojnë në lidhje me sfidat aktuale me të cilat përballen demokracitë, rolin e mediave sociale në politikë dhe mënyrat për të çuar përpara demokracinë nëpërmjet udhëheqjes dhe angazhimit të barabartë gjinor

Sesioni i mëngjesit do të përqëndrohet në rolin e BE-së në mbështetjen e demokracisë, sfidat e brendshme dhe të jashtme me të cilat përballet udhëheqja e BE-së dhe mënyrat për të qenë më gjithëpërfshirës për qytetarët, duke iu kundërvënë kështu diskursit populist.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë