Për herë të parë trajneri Sylvinho ka patur të gjithë grupin në dispozicion, pasi sëfundmi me kuqezinjtë janë bashkuar Ylber Ramadani, Nazmi Gripshi dhe Myrto Uzuni. Dy të fundit munguan të hënën për shkak të udhëtimeve të gjata, ndërsa Ramadani mori leje pasi u bë baba për herë të 3-të.
Të mërkurën, në orën 09:00 të mëngjesit kuqezinjtë do të fluturojnë drejt Varshavës ku pasdite do të kenë stërvitjen dhe konferencën zyrtare para ndeshjes.
Komente








