Dita e dytë e trazirave në Francë pas vrasjes së 17 vjeçarit, nëna e tij drejton protestën! Macron mobilizon 40 mijë policë! 180 të arrestuar, 170 policë të plagosur

Mbi 40 mijë efektivë policie do të mobilizohen në të gjithë Francën, e cila është përfshirë nga protestat pas vrasjes nga një efektiv policie i një 17 vjeçari franko algjerian brenda në makinë. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmani duke shtuar se nga përleshjet e të mërkurës janë plagosur 170 oficerë dhe janë arrestuar 180 persona.

"Nuk ishte për një protestë të vogël. Ishte një grup i vogël njerëzish që vendosën të sulmojnë simbolet e republikës... Kur sulmoni shkollat ose qendrat e komunitetit ose bashkitë, ju sulmoni simbolet," tha Darmanin, duke u zotuar se do tw rivendoset “Drejtësia, qetësia dhe liria”.​

Ndërkohë këtë të enjte, Mounia, nëna e 17-vjeçarit Nahel udhëhoqi një marshim në Nanterre, ku mendohet se kanë marrë pjesë më shumë se 6,000 njerëz. Ajo tha se nuk e ka inatin me të gjithë policinë në Francë, por vetëm me efektivin që i mori fëmijën e saj të vetëm.

Adoleshenti, i quajtur Nahel M, u qëllua brenda në makinë nga efektivët të cilët e kishin ndaluar.  Pas kësaj ngjarje të rëndë mijëra francezë kanë protestuar në disa qytete përfshi edhe Parisin, ndërsa në rrjetet sociale shihen videon të makinave të djegura e dyqaneve të plaçkitura.

Sakaq një reagim për protestat e dhunshme, të shoqëruara me trazira, zjarr dhe dhunë ka ardhur nga Presidenti francez Emmanuel Macron, i cili e ka përshkruar dhunën si të pajustifikueshme.

Policia vret adoleshenti  brenda në makinë
Në videon që qarkullon në rrjetet sociale tregohet një oficer policie që i drejton armën shoferit të një makine, përpara se të dëgjohet një e shtënë. Makina më pas ecën disa metra dhe përplaset.

Adoleshenti, i quajtur Naël M, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të plumbave në gjoks, pavarësisht ndihmës së urgjencës. Oficeri i akuzuar se e qëlloi është arrestuar me akuzën e vrasjes. Sipas gazetës Le Monde, policia fillimisht tha se adoleshenti e drejtoi makinën e tij drejt tyre me qëllim që t'i lëndonte.

Por pamjet e postuara në internet, të verifikuara nga agjencia e lajmeve AFP, tregojnë një histori tjetër. Ajo tregon dy oficerë që përpiqen të ndalojnë automjetin. Njëri i drejton armën shoferit përmes dritares dhe duket se gjuan drejt tij, ndërsa ai përpiqet të largohet. Agjencia gjithashtu raporton se një person në video mund të dëgjohet duke thënë "do të të qëllojnë në kokë" - por është e paqartë se kush e thotë këtë.

Dy të tjerë ishin në makinë në momentin e të shtënave - njëri u largua ndërsa një tjetër, gjithashtu i mitur, u arrestua dhe u mbajt nga policia. Të shtënat shkaktuan një seri protestash të martën mbrëma në Nanterre, zona në perëndim të Parisit ku u vra adoleshenti.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:18
Nëna e 17-vjeçarit që u vra në Francë: Nuk fajësoj policinë, por oficerin që e qëlloi! Më kanë marrë fëmijën tim të vetëm

1688070423_franca.jpg

Mounia, nëna e 17-vjeçarit që u vra në Francë sepse nuk iu bind urdhrit për të ndaluar ka drejtuar protestat dhe thotë se nuk e ka inatin më të gjithë policinë, poor vegëm me efektivin që i qëlloi të birin.

“Unë nuk fajësoj policinë. Por oficerin që nuk duhej të vriste djalin tim. Ai pa fytyrën e një arabi, një fëmije të vogël, donte t’i merrte jetën”, thotë Mounia.

Në një video, të shpërndarë në internet, ajo tha se 17-vjeçari i saj ishte fëmija i saj i vetëm. “Më kanë marrë fëmijën”, thotë ajo.

Ora 20:37
Vazhdojnë përleshjet rreth Parisit, ndalon më herët shërbimi me tramvajë dhe autobusë në disa zona të Francës

1688064161_franca.jpg

Policia franceze dhe protestuesit janë përleshur në një marshim në periferi të Parisit, Nanterre, ku një djalë adoleshent i quajtur Nahel u qëllua për vdekje nga një polic sepse nuk iu bind urdhrit të ndalimit.

Autoritetet po vendosin 40,000 policë në gatishmëri për trazirat e radhës. Ndërkohë tramvajet dhe autobusët do të ndalojnë qarkullimin më herët shërbimet në disa zona.

Polici që qëlloi Nahelin është lënë në paraburgim me dyshimin për vrasje dhe aktualisht ndodhet në arrest shtëpiak.

Ora 16:05
Protesta në Francë! Nëna e 17-vjeçarit që u vra nga policia drejton marshimin në Paris

 

Nëna e Nahelit, 17-vjeçarit që u vra nga policia, u ka bërë thirrje qytetrëve francezë që të bashkohen në marshimin pasditen e sotme në periferi të Parisit, në Nanterre, aty ku u vra i riu.

Është e vështirë të thuhet se sa njerëz janë të pranishëm, por mediat lokale vlerësojnë se mijëra persona kanë dalë në rrugë për të kërkuar drejtësi për 17-vjeçarin.

Protestuesit kanë veshur bluza të bardha me mbishkrimin "Drejtësia për Nahelin" dhe vazhdimisht bëjnë thirrje kundër qeverisë dhe policisë.

Nëna e Nahelit është në krye të turmës dhe mijëra qytetarë e ndjekin në marshimin e saj.

Më herët ajo ka ndarë një video në rrjetet sociale, ku tha se djali i saj ishte ende një fëmijë.

“Ai ishte ende fëmijë... Çfarë mund të bëja? Ai ishte jeta ime. Ai ishte gjithçka për mua."

 

Ora 13:40
Franca do të vendosë 40 mijë policë brenda natës për të shuar dhunën

Ministri i Brendshëm i Francës njoftoi shtrëngimin e masave të sigurisë, duke vënë në dispozicion 40 mijë oficerë policie, të cilët do të vendosen gjatë natës në zonën ku po mbahet protesta për vrasje e të riut që shkaktoi shumë tensione dhe dhunë mes forcave të policisë dhe protestuesve.

Ministri i Brendshëm tha se forcat e policisë do të frenojnë dhe një shpërthim të ri dhune që ka gjasa të fillojë sonte.

Ndërkohë polici që qëlloi 17-vjeçarin, ka rezultuar se nuk plotësonte kushtet ligjore për përdorimin e armëve të zjarrit dhe për rrjedhojë po hetohet për vrasje me dashje.

 

Ora 10:25
Francë, trazira dhe përleshje pas vrasjes së 17-vjeçarit nga policia! Macron: Dhunë e pajustifikueshme

Franca kaloi një tjetër natë tensionesh, pas vrasjes së 17-vjeçarit Nael, në Nanterre nga një polic.

Për protestat e dhunshme, të shoqëruara me trazira, zjarr dhe dhunë ka reaguar Presidenti francez Emmanuel Macron, i cili e ka përshkruar dhunën si të pajustifikueshme.

Duke folur në fillim të një takimi me ministrat për krizën që kanë shkaktuar protestat e dy ditëve të fundit, Macron denoncoi sulmet ndaj institucioneve shtetërore, ndonëse më herët ai e përshkroi vdekjen e adoleshentit si të pafalshme.

Macron ka mbledhur një njësi ndërministrore të krizës në Ministrinë e Brendshme, në përgjigje të incidenteve të shkaktuara gjatë natës.

 

Ora 10:16
FOTOLAJM/ 'Si pas luftës' Shikoni si u zgjua Parisi pas protestave të dhunshme, makina të djegura dhe dëme të mëdha

 

Të paktën 150 persona janë arrestuar në të gjithë Francën në natën e dytë të protestave të dhunshme të nxitura pasi policia vrau adoleshentin 17 vjeçar.

BBC sjell foto nga dëmet që janë shkaktuar nga trazirat gjatë natës në rrugët e Parisi. Mbetjet e automjeteve të djegura dhe shkatërrime në rrugët e kryeqytetit francez.

Protestuesit hodhën fishekzjarrë ndaj policisë, e cila u përgjigj me gaz lotsjellës.

Autoritetet kanë filluar të pastrojnë rrugët këtë mëngjes. "Kjo duket si një vend lufte" tha një qytetar. 

Vetë presidenti Emmanuel Macron dënoi dhunën gjatë një takimi mëngjesin e sotëm. 

Parisi është tepër i tronditur dhe vrasja e adoleshentit duket që nuk do të harrohet lehtë

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Artan: 29/06/2023 10:41

    Keshtu eshte kur e shet vendin te i huaji

    Përgjigju
    • Artan: 30/06/2023 10:41

      Nuk e kisha per Macronin, por per francezët, or tej

    • Or tej: 29/06/2023 11:20

      Nuk e mbushi vetem Macroni vendin me arabe. Ata sa here qe protestojne per cfaredolloj gjeje e fillojne duke ndezur Parisin or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025