Dita e dytë e vaksinimit masiv, Tomini: Procesi ka vijuar me të njëjtin intensitet! Efektet anësore, minimale! Me dozat e reja që do vijnë, ulim moshën e të vaksinuarve

Në ditën e dytë të vaksinimit masiv në të gjithë vendin, zv ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini ka deklaruar në një intervistë për Report Tv se edhe sot procesi ka vijuar me të njëjtin intensitet si dje (11,478 të vaksinuar) dhe thekson se e njëjta gjë pritet të ndodhë edhe në ditët në vijim.

"Të gjithë qendrat shëndetësore kanë filluar aplikimin e vaksinës sinovac apo coronavac. Ditë tepër e rëndësishme, ndërkohë ne përkuam me 11 437 aplikime të vakinës. Edhe sot procesi ka vijuar me të njëjtin intensitet. Në ditët në vijim me të njëjtin instensitet çdo gjë pritet të vijoë edhe më mirë", tha ajo.

Sa i përket ruajtjes së vaksinave, Tomini tha se jana krijuar të gjitha kushtet.

"Në krye të herës është bërë një vlerësim mbi kapacitetet e sistemit shëndetësor. Janë krijuar kushtet frigoriferike për ruajtjen e vaksinave. Ne kemi rreth 7 mln kapacitete dozash për ti ruajtur në të njëjtin moment", shtoi ajo.

Lidhur me komplikacionet që krijohen pas bërjes së vaksinave Tomini tha se ka pasur efekte anësore por që kanë qenë minimale si temperaturë, dhimbje muskuli, lodhje etj.

"Për t'ju thënë realisht të gjitha rekomandimet janë vendime dhe rekomandime të marra duke vlerësuar artikujt shkencorë të raportuara nga revista prestigjoze nga vende që e aplikojnë në vendet  e tyre. Është shumë e rëndësishme fakti, ju e përmendët që ka dhe skepticizëm. Kemi mbi 24 vende që kanë aplikuar coronvac. Jemi në fazën ku vende të tjera e kanë marrë mundimin për të qenë distributor dhe kanë marrë votën për tu aplikuar. Coronavac është duke u vlerësuar nga OBSH për të marrë certifikimin për të qenë brenda instrumentit COVAX.

Efektet anësore janë vërejtur ne kemi një sistem, që monitoron për të gjithë vaksinat. Që nga janari deri më tani jemi ngritur në një nivel më të lartë alarmi. Kemi pasur reaksione të padëshiruara edhe në rastin e Pfizer. Ka pasur reaksione minimale duke u konsideruar nga temperatura, ndërkohë që kanë qenë dhe reaksione apo ngjarje në vendin e aplikimit. Dhimbje muskuli pamundësi për të lëvizur krahun, kemi pasur lodhje, me Astrazeneca të vjella, kanë qenë reagime minimale", shtoi Tomini.

Me dozat që do vijnë, Tomini tha se do të ulin moshën e të vaksinuarve.

"Deri në këto momente flasm për fashën mbi 70  që ështrë nivel i konsiderueshëm i popullatës. Nga dita e djeshme dhe në vijim jemi me edukatorët e çerdheve dhe kopështeve...  Po përvijohet gërshetimi i vaksinimit, por me ardhjen e sasive të tjera të vaksinës do të përvijohet sipas programit të imunizimit me fashat nën 70 vjeç. Edhe aty do të përvijohet sipas fashës nënfashës 65-69 e duke zbritur me 5 vite në fashat e tjera. Grupet apo fasha që janë 60, nën 60 por me sëmundje bashkeshoqëruese do të ketë priorioritet. Dalëngadalë plani i vaksinimit do të përvijojë dhe me ardhjen e dozave të tjera të vaksinës", vijoi më tej zv ministrja.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni