Dita e dytë e vizitës së Begajt në Kosovë, takohet me komandatin e KFOR-it! Kreu i LDK-së refuzon sërish takimin me kreun e shtetit shqiptar

Në ditën e dytë të vizitës në Kosovë, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj është takuar në selinë e Kuvendit, me drejtues të opozitës parlamentare dhe përfaqësues të partive minoritare në Kosovë.

Presidenti Begaj nënvizoi se mbështet plotësisht të drejtën legjitime të Kosovës për shtrirjen e autoritetit dhe vendosjen e sundimit të ligjit në veri të vendit, në bashkëpunim me ShBA-në dhe BE-në. Sipas tij dialogu me Serbinë është e vetmja mënyrë që të bëhet e qartë se realiteti i Kosovës së pavarur është i pakthyeshëm dhe i pandryshueshëm.  

Ndërkohë kreu i Lëvizjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka refuzuar sërish takimin me presidentin Bajram Begaj. Abdixhiku nuk ka respektuar ftesën e presidentit për t’u takuar në selinë e Kuvendit, duke pretenduar se ai duhet të shkonte në selinë e partisë së tyre.

Më pas kreu i shteti është takuar me përfaqësues të PDK-së, kryesuar nga Kryetari Memli Krasniqi dhe më pas është takuar me kreun e AAK-së, drejtuar nga Ramush Haradinaj. Në fund të takimit me partitë politike, presidenti Begaj u takua me partitë minoritare. 

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka përgëzuar presidentin Begaj për hapjen zyrtare të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke shprehur besim se ky vendim i BE-së, pas shumë vonesave, ka kthyer vëmendjen kah Ballkani Perëndimor.

Pas takimit me krerët e partive politike, Bajram Begaj zhvilloi një vizitë në bazën e NATO-s në Kosovë, ku dhe është takuar me komandantin e KFOR-it. Si një ish- ushtarak, ish-Shef i Shtabit të Forcave të Armatosura, Bajram Begaj ka pasur edhe një bisedë  me Komandantin e KFOR-it në Kosovë, Ferenc Kajari, të cilit nuk i ka kursyer edhe “këshillat” e tij, nisur nga situata e tensionuar në veri me Serbinë, të cilit i tha se duhet të jepen mesazhe për të qetësuar situatën.

Në ditën e parë të vizitës së tij në Kosovë, presidenti Bajram Begaj u takua me presidenten e Vjosa Osmani si dhe me kryeministrin Albin Kurti. Në këtë vizitë u përçuan mesazhe të rëndësishme që kishin një të përbashkët, nxitjen e bashkëpunimit mes 2 vendeve, për të qenë bashkë në çdo hap.

Begaj, i cili kishte vizitën e tij të parë si president i Shqipërisë, i premtoi Kosovës se Shqipëria do të vijonte që të ishte një zë i fortë për ta përfaqësuar atë në arenën ndërkombëtare, aty ku Prishtina zyrtare nuk ka ende një ulëse krah shteteve të tjera të botës. Begaj ceku liberalizimin e vizave për Kosovën, që e quajti një premtim të vonuar, e ndërsa si një ish-ushtarak nuk mund të mos vlerësonte edhe rolin e UÇK-së për pavarësinë e shtetit.

Report Tv me gazetarin Arsen Rusta ka udhëtuar në Kosovë për të përcjellë këtë vizitë zyrtare të Begajt, e para pas marrjes së detyrës kreu i shtetit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:41
Abdixhiku nuk pranoi t’i shkojë në takim Begajt, ish kreu i partisë Isa Mustafa e kritikon: Edhe Kuvendi është shtëpia e LDK

Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka kritikuar Lumir Abdixhikun pasi nuk pranoi të takonte Presidentin Bajram Begaj.  Mustafa ka thënë se marrëdhëniet me Shqipërinë kanë domethënie të veçantë dhe se edhe Kuvendi i Kosovës është shtëpia e Lidhjes Demokratike të Kosovës. 


 “Relacionet me Shqipërinë kanë peshë dhe domethënie të veçantë. Nuk janë vetëm shtetërore, politike, ekonomike … por edhe relacione brenda një kombi. Në këtë rrafsh kemi dëshirë që njëri-tjetrin ta shohim sa më mirë, sepse kështu fitojmë besim se jemi më të fortë. Prandaj edhe bëhen të pa rëndësishme aspektet formale, unë te ti apo ti te unë, kur e konsiderojmë veten pjesëtar të një familjeje. Kemi shumë përvoja me Shqipërinë. Edhe në vitet e nëntëdhjeta, kur s’na pranonte askush si shtet, presidenti i Shqipërisë (SB) zbriste te hyrja e Presidencës dhe na merrte për krahu e brenda.  Edhe në vitet pasuese. Shtëpi e jonë është Selia e LDK-së por edhe Kuvendi i Kosovës.  Është edhe selia e Presidentit të Shqipërisë.  Gjithmonë ka nevojë për mirëkuptim”, ka thënë Mustafa për Gazeta Express. 

Ora 13:53
Vizita e Begajt në Kosovë, Petro Koçi për Report Tv: Politika jonë duhet të jetë bashkuar për interesat kombëtare

Zëvendës ministri i Mbrojtjes Petro Koçi, në një prononcim për Report Tv gjatë vizitës së presidentit Bajram Begaj në Kosovë, tha se vizita e përmbushi qëllimin e saj. Koçi theksoi se mesazhi ishte i qartë, që politika jonë duhet të jetë e bashkuar për sa i përket interesave tona kombëtare.

‘Misioni i KFOR të mbrojë tërësinë territoriale. Sfidat në veri të Kosovë nuk janë një sfidë për vet dinjitetin e këtij misionin dhe të NATO-s. KFOR ka mbështetje të fortë edhe nga Shqipëria, mendoj se situate në veri të Kosovës varet edhe nga procesi politik Kosovë-Serbi. Ishte një vizitë shumë e suksesshme mesazhi ishte i qartë politika shqiptare duhet të jetë e bashkuar për sa i përket interesave tona kombëtare.- u shpreh Koçi.

Ora 13:18
VIDEOLAJM/ Situata në veri/ Begaj s’harron profesionin e vjetër të ushkarakut, i jep ‘këshilla’ komandantit të KFOR-it

Si një ish- ushtarak, ish-Shef i Shtabit të Forcave të Armatosura, Bajram Begaj ka pasur edhe një bisedë  me Komandantin e KFOR-it në Kosovë, Ferenc Kajari, të cilit nuk i ka kursyer edhe “këshillat” e tij, nisur nga situata e tensionuar në veri me Serbinë.

Bajram Begaj: Mesazhet duhet të jenë për të qetësuar situatën.

Ferenc Kajari: Kjo është ajo që ne jemi përpjekur të bëjmë! Është ajo që thoni ju, që është e rëndësishme që të jepen këto mesazhe për të qetësuar, është më mirë se të japësh mesazhe pas luftës.

Ora 12:23
Presidenti Begaj takohet me opozitën në Kosovë: I rëndësishëm dialogu dhe qëndrimi me faktorët politikë

Në ditën e dytë të vizitës në Kosovë, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj është takuar në selinë e Kuvendit, me drejtues të opozitës parlamentare shqiptare dhe përfaqësues të partive minoritare.

Presidenti Begaj nënvizoi se mbështet plotësisht të drejtën legjitime të Kosovës për shtrirjen e autoritetit dhe vendosjen e sundimit të ligjit në veri të vendit, në bashkëpunim me ShBA-në dhe BE-në. Sipas tij dialogu me Serbinë është e vetmja mënyrë që të bëhet e qartë se realiteti i Kosovës së pavarur është i pakthyeshëm dhe i pandryshueshëm.  

Kreu i shtetit nënvizoi si shumë të rëndësishëm dialogun dhe qëndrimin e përbashkët mes të gjithë faktorëve politikë në Kosovë për sfidat madhore me të cilat përballet vendi. Për presidentin Begaj, bashkëpunimi ndërparlamentar dhe ndërinstitucional mes Shqipërisë dhe Kosovës duhet të vijohet me punë intensive dhe të matshme për  zbatimin e të gjitha marrëveshjeve dypalëshe si dhe shtimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë, sidomos në atë ushqimore dhe energjitike.

Drejtuesit e partive opozitare vlerësuan mbështetjen e Shqipërisë në rrugëtimin e Kosovës sikundër edhe vendimin e një dite më parë për furnizimin me energji elektrike.

Ora 11:47
Begaj takohet me kreun e PDK-së! Krasniqi vlerëson presidentin për angazhimin e Shqipërisë për Kosovën

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka takuar sot, presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj të cilin e ka uruar për postin e presidentit, duke i ofruar mbështetjen dhe bashkëpunimin e plotë të tij dhe të PDK-së në kultivimin dhe ruajtjen e marrëdhënieve vëllazërore mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka përgëzuar presidentin Begaj për hapjen zyrtare të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke shprehur besim se ky vendim i BE-së, pas shumë vonesave, ka kthyer vëmendjen kah Ballkani Perëndimor.

Presidenti Begaj nga ana e tij ka vlerësuar lartë angazhimin shtetformues e shtetndërtues të PDK-së, të liderëve të saj si dhe gatishmërinë e tij dhe të Republikës së Shqipërisë për proceset jetike të Kosovës me qëllim të fuqizimit të shtetësisë, demokracisë dhe proceseve integruese euro-atlantike.

Gjithashtu, kryetari Memli Krasniqi ka falënderuar presidentin Begaj për mbështetjen që Shqipëria po jep për dy liderët tanë historikë, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli dhe bashkëluftëtarët e tyre, që nga shkuarja e tyre në Hagë.

Lideri i PDK-së ka falënderuar po ashtu shtetin shqiptar për adresimin në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, me kërkesë për të rishikuar rezolutën e KE-së për raportin e ish-senatorit Dick Marty.

Gjatë takimit me Presidentin Begaj, kryetari Memli Krasniqi tha se PDK si parti shtetformuese dhe shtetndërtuese, është duke punuar për të ndërtuar një vizion të ri për të ardhmen e vendit tonë, gjithmonë në aleancë të ngushtë më shtetin shqiptar dhe aleatët nga SHBA dhe vendet e BE-së.

Ora 11:32
Begaj vizitë në bazën e NATO-s në Kosovë, do takohet me komandatin e KFOR-it

Presidenti Bajram Begaj po zhvillon një vizitë në bazën e NATO-s në Kosovë. Begaj do të takohet me komandantin e KFOR-it.

 

M.Q./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kuci: 16/08/2022 14:24

    Ne kosove nuk e dun se eshte derguari rames

    Përgjigju
  • XXX: 16/08/2022 13:05

    LDK e shtremaluqit dashka takim më vete. Kujt i k per ju legenat e LDK? Ikni ne takim ne tuf si gjith te tjeret jeni asgje me shumë.

    Përgjigju
  • Tre Beroma: 16/08/2022 10:10

    Mire ja ben ushtarit te Rames

    Përgjigju
    • Londi: 16/08/2022 16:17

      Duhesh te jesh shpellar tamom si puna e ketij me nofken Tre Beroma qe ta duan dhe ta respektojn shpellaret e tjer.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Korrupsioni, pesticidi më i rrezikshëm i ekonomisë', Tabaku reagon për bllokimin e mandarinave: Njollë e keqe sigurinë për ushqimore në vend

'Korrupsioni, pesticidi më i rrezikshëm i ekonomisë', Tabaku reagon për bllokimin e mandarinave: Njollë e keqe sigurinë për ushqimore në vend