TIRANE- Rruga e vendit drejt integrimit europian dhe reformat e realizuara nga Shqipëria në kuadër të këtij procesi janë vënë në fokus të aktiviteteve të organizuara në kuadër të Ditës së Europës. Në aktivitetin e organizuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ministrja e Integrimit Klajda Gjosha theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të të gjithëve në kuadër të integrimit.
“Të bashkohemi për integrimin evropian. Integrimi i Shqipërisë për në BE ka nevojë për të gjithë ne. E kemi zgjedhur sot 9 majin si një ditë informuese për qytetarët. E ardhmja e vendit është në duart tona. Shqiptarët sot lëvizin të lirë në vendet e BE, dhe Bashkimi Europian nuk është më një ëndërr e largët”, tha ministrja Gjosha.
Ndërsa kryeministri Rama, theksoi rolin e rëndësishëm që ka luajtur procesi i integrimit europian në të gjithë Ballkanin, duke bërë që 2014 të jetë viti i parë në historinë e këtij gadishulli, pa konflikt.
“Dita e Europës është dita më e mirë për t’u kujtuar për shpejtësinë e kohës, që e bën të ardhmen krejt ndryshe, kur e kaluara formësohet mbi dhimbjet si një mësim dhe ushqim. Ne jemi të vendosur të çojmë përpara projektin e integrimit evropian, dhe besojmë që Shqipëria ka nevojë për Europën dhe Europa për Shqipërinë. Ballkani ka nevojë për Ballkanin, dhe Ballkani për Europën. Sot Ballkani është hapësira e dëshmisë se ajo që ndodhi dje me Francën dhe Gjermaninë dhe dukej e pamundur, ndodhi në këtë zonë për të njëjtën arsye. Europa u bë shtysë që të kapërcehen konfliktet në Ballkan, që e bën 2014 në Ballkan pa asnjë konflikt.
Nevoja për Europën i bëri të gjithë në Ballkan të shkojnë përtej inercisë të së shkuarës dhe hapin një faqe të re. Kjo histori duhet të jetë një histori që duhet ta shkruajmë së bashku, dhe atë që Ballkani bërë në emër të Europës, dhe Europa ta bëjë në emër të Ballkanit”, tha kryeministri Rama.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Lista e PS për 14 Majin me 44 rikandidime e 17 emra të rinj, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
59.3%
-
Të gabuar
27.3%
-
Nuk e di
13.4%
Vota total: 1092
Lajme të tjera
-
Marrëveshja me Serbinë, Kurti takim me Nikollën në Kuvend: Të vendosur për zbatimin e Planit Evropian, duke respektuar Kushtetutën e Kosovës
26 Mars, 13:15
-
Fundjava me diell, dynden qytetarët drejt Vlorës! Ja cilat janë akset më problematike
26 Mars, 12:47
-
Veliaj: Piramida dhe Zona e Lirë Ekonomike në Kashar, mundësi të shkëlqyera për të rinjtë dhe bizneset
26 Mars, 12:47
-
Euro 2024/ Sonte Italia përballë modestëve të Maltës! Epoka e re e Spanjës nis me fitore, Kosova pranë mrekullisë
26 Mars, 12:27
-
Putin krahason NATO-n me Fuqitë e Boshtit gjatë Luftës së Dytë Botërore: SHBA po krijon më shumë aleanca
26 Mars, 12:26
-
"Një ditë nga tmerri i çdo dite ": Ja si është një ditë e zakonshme për ushtarët në frontin e Ukrainës
26 Mars, 12:21
-
Putin: Po bashkëpunojmë me Kinën, por nuk është aleancë ushtarake! S'po mbajmë asgjë sekret, jem transparent
26 Mars, 12:15
-
Keisi përlotet para Luizit pas rrëfimit të Lorencit: Nuk kam qenë e lidhur! Do dal shumë e shëmtuar
26 Mars, 12:13
-
Begaj priti në takim Kurtin: Marrëveshja me Serbinë garanci për të paqen
26 Mars, 12:12
-
Lutja e Açkës e zhgënjimi i Kokalarit që hasen në shurdhërinë e Berishës
26 Mars, 12:06
-
Rama i dha një tjetër shans, Gledian Llatja: Besimi i dhënë nga PS nxitje për të vijuar transformimin e Elbasanit
26 Mars, 12:03
-
‘Në Librari’ vjen me tri tituj të rinj! Nga kryevepra 'Vitet' e nobelistes Ernaux, tek studimi për fenë në diktaturë dhe botimi unik për tipografinë shqiptare
26 Mars, 12:00