TIRANE- Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka dërguar mesazh urimi për Presidentin e Këshillit Europian, Herman Van Rompuy me rastin e Ditës së Europës. Kreu i shtetit shprehet se simbolika e kësaj ditë, kujton bashkëpunimin dhe paqen, si vlera të Bashkimit Europian, të cilat sipas Nishanit janë shembull për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Duke vlerësuar mbështetjen e institucioneve evropiane për Shqipërinë, Presidenti Nishani theksoi se “Shqipëria do të përmbushë kriteret për integrimin në Bashkimin Europian”.
MESAZHI I URIMIT I PRESIDENTIT NISHANI PËR DITËN E EUROPËS
“I nderuar Zoti President,
Me rastin e Ditës së Evropës, 9 Majit, kam kënaqësinë e veçantë që në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’Ju përcjell urimet më të mira e të sinqerta, juve dhe gjithë qytetarëve evropianë!
Simbolika e kësaj dite na bën të gjithëve të risjellim në kujtesë bashkëpunimin dhe paqen, si vlera të ndërtuara gjatë viteve, e tashmë të konsoliduara në Bashkimin Evropian, duke u bërë shembull frymëzues e inkurajues për vendet e Ballkanit Perëndimor, në përmbushjen e aspiratës së tyre të përbashkët integruese, për të lënë pas të shkuarën konfliktuale dhe ndërtuar të ardhmen evropiane.
Dëshiroj, me këtë rast, të nënvizoj se ne çmojmë lart mbështetjen e vazhdueshme që institucionet evropiane i kanë dhënë dhe i japin Shqipërisë në përmbushjen e kritereve të duhura për integrimin e saj në familjen evropiane, si edhe të shpreh besimin në vijueshmërinë e mëtejshme të kësaj mbështetjeje me synim përshpejtimin e këtij procesi eurointegrues.
Duke ju uruar edhe një herë festime të gëzueshme, ju lutem pranoni, i nderuar Zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!
BASHA LETER URIMI PRESIDENTIT TE KE, BARROSOS
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, përmes një letre, ka uruar Presidentin e Komisionit Europian, Hoze Manuel Barroso, në Ditën e Europës.
Në letrën e tij, Basha shprehet se Bashkimi Europian është vizioni i një Europe në paqe, ndërsa e cilëson BE si udhërrëfyes të aspiratës europiane të shqiptarëve dhe Europës Juglindore.
Ndër të tjera Basha, shpreh mirënjohjen ndaj Komisionit Europian për mbështetjen ndaj të ardhmes europiane të Shqipërisë.
Letra e urimit të Lulzim Bashës drejtuar Barrosos
I nderuar zoti President i Komisionit Europian,
Në Ditën e shënuar të Europës, kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë t’ju shpreh juve dhe Komisionit Europian përshëndetjet dhe urimet më të përzemërta në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe çdo demokrati shqiptar.
Bashkimi Europian ia doli t’i japë jetë vizionit të etërve themelues për një Europë në paqe, në të cilin popujt dhe kombet e kontinentit të lashtë jetojnë në harmoni, bashkëpunim e solidaritet demokratik, duke konsoliduar përditë lirinë, sigurinë, mirëqënien dhe të ardhmen e tyre. Me vlerat dhe arritjet e tij të jashtëzakonshme, Bashkimi Europian ia doli të jetë sot udhërrefyesi frymëzues për aspiratën dhe projektin më madhor kombëtar të shqiptarëve dhe mbarë rajonit të Europës Juglindore.
Ndaj së bashku me urimet më të përzemërta për Ditën e Europës, gjej rastin t’ju shpreh mirënjohjen për mbështetjen dhe solidaritetin e Komisionit Europian ndaj të ardhmes europiane të Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Me sigurimet e konsideratës dhe respektit më të lartë,
Lulzim Basha
Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com