Dita e Evropës edhe në Kosovë
PRISHTINË, 9 Maj/ATSH/.- Festa për Ditën e Evropës vazhdon edhe sot në Kosovë. Për këtë ditë janë organizuar shumë aktivitete nga Zyra e BE-së dhe institucione të tjera. Përveç promovimit të punës së Bashkimit Evropian, do të kërkohet edhe përshpejtimi i procesit për liberalizimin e vizave. Për edicionin e Ditës së Evropës – 9 […]
Festa për Ditën e Evropës vazhdon edhe sot në Kosovë. Për këtë ditë janë organizuar shumë aktivitete nga Zyra e BE-së dhe institucione të tjera. Përveç promovimit të punës së Bashkimit Evropian, do të kërkohet edhe përshpejtimi i procesit për liberalizimin e vizave.
Për edicionin e Ditës së Evropës - 9 maj të këtij viti, Zyra e BE-së në Kosovë ka përgatitur një program të pasur kulturor, i cili do të sjellë në Kosovë filmin më të mirë evropian të vitit, premierën e bashkë-produksionit kosovar-italian-shqiptar, ndërsa kitaristi i njohur kosovar Petrit Çeku do të performojë në Teatrin Kombëtar.
Ida, fituesi i Akademisë Evropiane të Filmit dhe fituesi i Oskarit për filmin më të mirë të huaj të vitit, do të paraqitet në ambient të hapur në Sheshin "Zahir Pajaziti" në Prishtinë, në saje të partneritetit të Zyrës së BE-së në Kosovë/PSBE me PriFest, festivalin ndërkombëtar të filmit në Prishtinë, i cili kthehet në vendin e tij pas mbajtjes së edicionit të tij të shtatë në prill të këtij vitinë ekzil, në Tiranë. PriFest është po ashtu duke sjellë në Prishtinë dhe Prizren premierën rajonale të filmit bashkë-produksion kosovar "Sëorn Virgins" (Burrnesha) i cili përfaqësoi Kosovën në Berlinale këtë vit.
Rezultatet e një projekti të financuar nga BE për mënyrën se si të transformohet kinemaja e vjetër në një anëtare të rrjetit të Kinemave Evropiane në qendër të Prishtinës do të prezantohen në një tryezë të rrumbullakët, duke u fokusuar në fuqinë e kinemasë si mjet i diplomacisë kulturore.
Partnerë në kremtimin e Ditës së Evropës 2015 , bashkë me ambasadat dhe misionet e shteteve anëtare të BE-së, janë edhe Ministria e Integrimeve Evropiane dhe Ministria e Punëve të Jashtme, si dhe Komuna e Prishtinës. Shumë aktivitete të tjera, përfshirë atë për fotografinë dhe modën me nxënës, teatrin e kukullave për fëmijë dhe një panair të vendeve shtete anëtare të BE-së, do të zhvillohen sot dhe nesër në Kosovë.//atsh/
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?
-
PO
41.6%
-
JO
48.5%
-
NUK E DI
9.9%
Vota total: 3100
Lajme të tjera
-
OKB-ja akuzon Kievin dhe Moskën: Po bëjnë ekzekutime të robërve të luftës
24 Mars, 22:53
-
Në 27 mars përballet me Shqipërinë, Polonia 'bie' në Çeki, mposhtet me rezultatin bindës nga vendasit
24 Mars, 22:45
-
Biden: Kina nuk i ka dhënë armë Rusisë
24 Mars, 22:41
-
Adoleshentët në rrezik nga shpërndarësit e drogës! Tushe dhe Dhori: Prindërit, mësuesit dhe policët të bëhen vigjilentë! Malaj: Stresi i të rinjve vjen nga gjendja ekonomike
24 Mars, 22:29
-
Shkelën Kodin Zgjedhor, KQZ, kërkon gjobitjen e tre kryebashkiakëve socialistë
24 Mars, 22:24
-
FOTOT e rralla të çifteve që u martuan në një ditë me Zogun
24 Mars, 22:08
-
Protesta me simbole ruse në Serbi kundër marrëveshjes së Ohrit! Protestuesit me pankarta: Jo kapitullim! Vuçiç, dorëhiqu!
24 Mars, 22:05
-
'S’ma merrte mendja', Luizi i rrëfen Kiarës si e ndihmoi Benet Beci në momentin e tij më të vështirë (VIDEO)
24 Mars, 22:02
-
Kontraktori amerikan vritet në bazën e Sirisë, SHBA hakmerret kundër objekteve të forcave iraniane
24 Mars, 21:47
-
Luiz Ejlli i tregon Kiarës çfarë do të bëjë sapo të dalë nga shtëpia e Big Brother
24 Mars, 21:44
-
Olta ‘trazon ujërat’, ia thotë në sy Kiarës dhe Kristit: Ju keni shumë kimi bashkë
24 Mars, 21:42
-
Ylli Pata: Arsyet e dyzimit të disa deputetëve të PD drejt Foltores
24 Mars, 21:24