Ambasada e SHBA në Tiranë ka risjellë në kujtesë puntatën e emisionit “Rreze Dielli”, në Report Tv, të një viti më parë, përkatësisht atë të 24 nëntorit 2016, ditë ku SHBA kremtonte festën e “Ditës së Falënderimeve”. Në kuzhinën e “Rreze Dielli” ishte Shefi i Marrëdhënieve me Publikun, Ryan Roberts, dhe bashkëshortja e tij, Matina, të cilët gatuan një pjatë mjaft të veçantë përkrah Zonjës Tefta.

Ata i sollën publikut shqiptar nga ekrani i Report Tv recetën klasike të ‘Ditës së Falënderimeve’, e cila kremtohet në SHBA të enjten e katërt të nëntorit, pra që këtë vit do të festohet nga amerikanët të enjten tjetër, më 30 nëntor.

“Shihni nga viti i kaluar Shefin e Marrëdhënieve me Publikun Ryan Roberts dhe bashkëshorten e tij 'Matina', teksa gatuajnë gjelin tradicional të Festës së Falenderimeve me Zonjën Tefta në Report Tv! Kjo është receta klasike e Ditës së Falenderimeve! Provojeni dhe ju dhe na tregoni si ju doli!”, shkruan ambasada në ‘FB’.

ambasada e shba
(Postimi i Ambasadës së SHBA)

d.c./shqiptarja.com