Ajo ka folur dhe për strategjitë dhe projektet imediate që shqetësojnë fëmijët, por një nga problematikat kryesore është mungesa e librave nëpër bibliotekat e qyteteve. Kjo problematikë në pikëpamjen e Shahinit, kërkon ndërhyrjen e menjëhershme dhe të zgjidhet sa më shpejt të jetë e mundur.
Gjithashtu Shahini ka folur për mundësinë e rikthimit të shkollave që të shërbejnë si qendra komunitare , të krijohen ambientet për fëmijët si dhe kjo hapësirë duhet të jetë e tëra për nxënësit dhe të përkthehet në shërbim të plotë dhe efektiv.
Intervista e plotë e zëvëndësministres së Arsimit, Besa Shahini në Report TV:
Rëndësia e këtij aktivitetit i ditës së sotme, ndoshta vlen pë t’u fokusuar fillimisht këtu?
Po patjetër, ju falënderoj për ftesën. Shqipëria është pjesë e Konventës ndërkombëtare pë të drejtat e gfëmijëve në OKB. Një pjesë e kësaj konvente është përhapja e informacionet sa më e gjerë për fëmijët. Sot kemi patur një aktivitet në Laç. Besoj se edhe ti po më pyet për këtë?Ishte në fakt një aktivitet i lezetshëm, pasi fëmijët kishin realizuar disa video dhe kishin përgatit një prezantimi të gjendjes se si jetojnë dhe si shkojnë në shkollë dhe punojnë. Bashkëbiseduam aty në lidhje me atë që ministria e Arsimit si duhet të përmbush detyrimet e saj. Ata kishin bërë disa kërkesa për ministrinë e Arsimit.
Ku konsistojnë këto kërkesa që po thoni?
Kërkesat ishin të vendosura në katër fusha kryesore, dhe na erdhi mirë që diskutimet që kemi patur për buxhetin dhe do të fokusohen për buzhetin dhe ne i kishim paraprijë kësaj pune. Një ishte që të krijoheshin shkollat si qendër komunitare. Kjo është kur fëmijët kur të mbarojnë shkollën paradite të kenë mundësinë të jenë pasdite të kenë aktivitete ekstrakurrikulare dhe krijohet një lidhje e fëmijëve me shkollën dhe është një mundësi që fëmijët të largohen nga kushtet e rrugës.Ne e kemi parashikuar që në vitin 2018 rreth 50 shkolla që të hapen dhe 220 që ekzistojnë momentalisht. Disa në bashkëpunim me organizata joqeveritare dhe disa ne, por mirëpo po rritet shkollat si qendra komunitare. Një tjetër kërkesë ishte dhe më erdhi dhe më erdhi mirë që iu dhash përgjigje aty. Fëmijët me nevojat të veçanta kanë nevojë për një asistencë, pra një mësues ndihmës që i ndihmon për mësimet dhe për lëvizjet nëse kanë vështirësi. Këtë vit janë trajnu rreth 300 mësues ndihmës, por ne vijim do të planifikojmë që të trajnojmë edhe 300 të tjerë. Të trajnohen dhe të vendosen në shkollat që kanë më shumë nevojë. Kjo nuk është e mjaftueshme, por është një hap i mbarë.
Është e mundur që të realizohet kjo që po thoni të plotësohen?
Po absolutisht e kemi menduar mirë edhe gjatë. Unë kam ardhë pak vonë, por ne jemi të vendosur që këtë të realizojmë. Kemi mendu si ta bëjmë dhe si të realizohen deri në fund të vitit.Kemi dhe një që ka të bëjë me librat, ka plot shkolla që kanë biblioteka, që nuk kanë libra, pra të pasurohet leximi. Kemi vendos që të ndajmë një fond për libra të tilla.
Flasim për një strategji që do të implementohet, zakonisht janë zonat e thella që kanë nevoja të tilla, si do të veproni ju në tereen dhe çfarë keni konstatu?
Një problematikë e madhe janë edhe klasat kolektive, sepse ka pak fëmijë për në shkollë, por nevoja është e madhe. Ne do të bëjmë disa gjëra, e para do të çojmë mjete didaktike dhe libra se janë shumë të nevojshme. Ishim në një shkollë në Radomirë, e cila ishte një orë larg nga Peshkopia. Ishte një vend i izoluar, ata kishin nevojë për mjete didaktike. Pra jo dixhitalizim domosdoshmërisht, jo këto metodat e tjera, ata kishin nevojë për libra, për këshilla. Kjo do të jetë një ndër format se si do të operojmë.
Tjetra është që do të çojmë të rinj që kanë mbaruar shkollat në Tiranë e Durrës, kjo do të bëhët nëpërmjet një stimulimi. Psh një student që kishte mbaruar në Durrës, kishte vajtur në Lurë dhe ne do të inkurajojmë raste të tilla.
Ju përmendet bibliotekat, si është menduar në terren për ndërhyrje, ku fillimisht ka më shumë nevojë, besoj se keni një studim paraprak?
Në 20 shkolla të Shqipërisë do të bëjmë një nismë të re që të bëjmë detyrat e shtëpisë, pasi ka shumë fëmijë që nuk kanë ambiente dhe nuk kanë përkrahje për të bërë detyrat e shtëpisë. Ne duam që ta zgjerojmë kohën që ata të rrinë tek shkolla dhe ta kenë edhe dikë që ti vëzhgojë në bërjen e detyrave të shtëpisë. Në këto shkolla e kemi të nevojshme të cojamë sa më shumë libra dhe sa më shumë tekste, që të përmirësojmë leximin dhe pastaj do të nis shtrirja sipas nevojave që ka vendi.
Sa respektohen sot të drejtat e fëmijëve në familje dhe në shkolla?
Nuk respektohen mjaftueshëm, sot në Laç diskutuam, përshembull disa vajza ankoheshin për një patriarkalizëm të thellë që është në vend dhe si reflektohet të k vajzat. Kjo është një formë e cila duhet të përmirësohen me kohën të kemi mundësinë që të përmirësojmë situatën. Pra këta fëmijë të ngrejnë zërin dhe të na monitorojnë në punën që ne do të bëjmë.
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

VIDEO








