‘Dita e fitores së Rusisë’ Ambasada e SHBA-së në Moskë apel qytetarëve amerikanë, shmangni tubimet masive

‘Dita e fitores së Rusisë’ Ambasada e SHBA-së në Moskë apel qytetarëve amerikanë, shmangni tubimet masive

1651861125_c43600000aff02423de808d9f2324d49w1023r1s.jpg

Ambasada e SHBA-së paralajmëron amerikanët që të shmangin tubimet e mëdha publike që do të mbahen me rastin e Ditës së Fitores së Rusisë duke pasur parasysh tensionet e vazhdueshme ku ndodhet vendi.

"Festimet vjetore të Ditës së Fitores, përfshijnë paradën kryesore në Sheshin e Kuq. Në të kaluarën, ka pasur prani të shtuar të policisë rreth këtyre ngjarjeve. Duke pasur parasysh tensionet e vazhdueshme, qytetarët amerikanë duhet të shmangin tubimet e mëdha publike”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

9 maji përkujton rolin e Bashkimit Sovjetik në mposhtjen e Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore. Ajo shënohet çdo vit nga një paradë ushtarake në Moskë dhe një fjalim i Putinit. Në fund të paradës, Putin do të vendosë një kurorë në varrin e Ushtarit të Panjohur.

Departamenti i Shtetit u kishte bërë thirrje edhe më parë qytetarëve amerikanë që të largohen menjëherë nga Rusia “për shkak të pushtimit të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Ukrainës nga forcat ushtarake ruse, potencialit për ngacmim ndaj qytetarëve amerikanë nga zyrtarët e sigurisë së qeverisë ruse, veçimit të qytetarëve amerikanë në Rusi nga zyrtarët e sigurisë së qeverisë ruse, duke përfshirë ndalimin, zbatimin arbitrar të ligjit lokal, fluturimet e kufizuara brenda dhe jashtë Rusisë, aftësinë e kufizuar të Ambasadës për të ndihmuar qytetarët amerikanë në Rusi, kufizimet e lidhura me COVID-19 dhe terrorizmin.

 


Lajmi kryesor:

Zelensky: Gati për paqe me Rusinë, heqim dorë nga Krimea! BE: Sanksionet për Moskën shtyhen


E.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ka qenë Vettingu i gjyqtarëve e prokurorëve proces i besueshëm?



×

Lajmi i fundit

Deputetët e Partisë Demokratike italiane vizitë blitz në Gjadër ku do ngrihet qendra e emigrantëve: Asgjë në 70 mijë metra katrorë

Deputetët e Partisë Demokratike italiane vizitë blitz në Gjadër ku do ngrihet qendra e emigrantëve: Asgjë në 70 mijë metra katrorë