Zelensky: Gati për paqe me Rusinë, heqim dorë nga Krimea! BE: Sanksionet për Moskën shtyhen

Në ditën e 72të të luftës, Kievi ka “goditur” anijen më të rëndësishme të flotës ruse ‘Admiral Makarov’, e cila është përfshirë nga flakët në Detin e Zi.

Ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield, gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit tha se Moska e ka gënjyer vazhdimisht në Këshill me një sërë teorish konspirative dhe dezinformatash. Dje, ushtria ruse simuloi lëshimin e raketave bërthamore në enklavën e Kaliningradit, që ndodhet midis Polonisë dhe Lituanisë.

Putin, dje, në një intervistë me Kryeministrin izraelit Bennett kërkoi falje për deklaratat e fundit të Ministrit të Jashtëm të Sergey Lavrov i cili në një intervistë tha se Zelensky ka origjinë hebreje "si Hitleri", duke shpërthyer zemërimin e Izraelit. Bennett falënderoi Putinin që ka bërë sqarimet për popullin hebre.

Mediat amerikan raportuan se inteligjenca e SHBA-ve ka ndihmuar ushtrinë ukrainasen në shkatërrimin e luftanijes Moskva, por ky lajm u hodh poshtë nga Zëdhënësi i Pentagonit John Kirby i cili tha se është e vërtetë që SHBA-ja ofron inteligjencë ushtarake forcave të Kievit, por nuk marrin pjesë në vendimet e ushtrisë ukrainase se kë ajo synon ta shënjestrojë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se bombardimi i fabrikës së çelikut Azovstal në Mariupol nuk ndalet edhe pse brenda ka civilë ende të paevakuuar,mes tyre dhe shumë fëmijë, që po përjetojnë "ferrin".

Në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:20
25 milion ton drithë të bllokuar në Detin e Zi, OKB: Rrezikohet uria në mbarë botën

1651863570_Capture.JPG

Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së ka bërë thirrje për rihapjen sa më shpejt të porteve të Ukrainës në Detin e Zi pasi rrezikohet “uria” në të gjithë botën si dhe rritja e mëtejshme e çmimeve.

"Ne duhet t'i hapim këto porte në mënyrë që ushqimi të mund të lëvizë brenda dhe jashtë Ukrainës. Bota e kërkon këtë sepse qindra miliona njerëz në mbarë botën varen nga këto furnizime. Për momentin kapanonet e grurit të Ukrainës janë plot dhe nëse kapanonet nuk zbrazen së shpejti, nuk do të ketë ku të ruhen të korrat e kësaj vere, duke shkaktuar mbetje masive dhe duke rritur më tej çmimet globale të ushqimit”, tha drejtori ekzekutiv i WFP, David Beasley.

Organizata e OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë vlerëson se 25 milionë ton drithë janë aktualisht të ngecur në Ukrainë ndërsa portet e saj të Detit të Zi janë të mbyllura.

Që nga shkurti kur nisi dhe ofensiva ruse Ukraina vendi që është një nga prodhuesit kryesorë të misrit dhe grurit në botë, është kufizuar në eksportimin e grurit me tren.

Ora 19:38
‘Dita e fitores së Rusisë’ Ambasada e SHBA-së në Moskë apel qytetarëve amerikanë, shmangni tubimet masive

1651861125_c43600000aff02423de808d9f2324d49w1023r1s.jpg

Ambasada e SHBA-së paralajmëron amerikanët që të shmangin tubimet e mëdha publike që do të mbahen me rastin e Ditës së Fitores së Rusisë duke pasur parasysh tensionet e vazhdueshme ku ndodhet vendi.

"Festimet vjetore të Ditës së Fitores, përfshijnë paradën kryesore në Sheshin e Kuq. Në të kaluarën, ka pasur prani të shtuar të policisë rreth këtyre ngjarjeve. Duke pasur parasysh tensionet e vazhdueshme, qytetarët amerikanë duhet të shmangin tubimet e mëdha publike”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

9 maji përkujton rolin e Bashkimit Sovjetik në mposhtjen e Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore. Ajo shënohet çdo vit nga një paradë ushtarake në Moskë dhe një fjalim i Putinit. Në fund të paradës, Putin do të vendosë një kurorë në varrin e Ushtarit të Panjohur.

Departamenti i Shtetit u kishte bërë thirrje edhe më parë qytetarëve amerikanë që të largohen menjëherë nga Rusia “për shkak të pushtimit të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Ukrainës nga forcat ushtarake ruse, potencialit për ngacmim ndaj qytetarëve amerikanë nga zyrtarët e sigurisë së qeverisë ruse, veçimit të qytetarëve amerikanë në Rusi nga zyrtarët e sigurisë së qeverisë ruse, duke përfshirë ndalimin, zbatimin arbitrar të ligjit lokal, fluturimet e kufizuara brenda dhe jashtë Rusisë, aftësinë e kufizuar të Ambasadës për të ndihmuar qytetarët amerikanë në Rusi, kufizimet e lidhura me COVID-19 dhe terrorizmin.

 

Ora 19:30
Mbërrin në Bezimenne autobusi i parë me të evakuarit e sotëm nga Mariupoli (FOTOT)

1651858246_Capture.JPG

1651858363_Capture.JPG

 

1651858461_Capture.JPG

Ka mbërritur në qytetin e Bezimenne autobusi i parë me civilët e evakuar ditën e sotme nga fabrika e rrethuar e çelikut Azovstal.

Për më shumë se dy muaj, civilët janë strehuar në një rrjet të gjerë tunelesh nëntokësore të fabrikës së çelikut të Mariupolit, me furnizime të pakta ushqimore.

Ora 18:39
Zelensky: Më shumë se 500.000 ukrainas u deportuan në Rusi

1651576009_Screenshot6.jpg

Presidenti i Ukrainës është shprehur se më shumë se 500.000 ukrainas janë dëbuar në Rusi që nga fillimi i agresionit rus. Deklaratat Zelensky i bëri gjatë një fjalimi që mbajti sot në Parlamentin e Islandës.

“Më shumë se "500,000 ukrainas janë dëbuar në Rusi. Ata u detyruan të shkonin atje. Dokumentet dhe mjetet e komunikimit u konfiskuan. Ata dërgohen në rajone të largëta të asaj toke të huaj për t'u asimiluar atje, numri i ukrainasve të deportuar tejkalon edhe popullsinë totale të Islandës”, tha Zelensky 

Ora 17:50
Lufta në Ukrainë, Biden takim online me Zelenskyn

1651684418_download.jpg

Presidenti i SHBA-së Joe Biden pritet që të takohet online me homologun e tij ukrainas këtë të diel në takimin e G7 që mbahet në lidhje me situatën në Ukrainë ku sanksionet ndaj Rusisë do të jenë në rendin e ditës.

“Të dielën në mëngjes, Presidenti Biden do të marrë pjesë në një takim virtual të liderëve të G7 të kryesuar nga kancelari gjerman Scholz. Udhëheqësve do t'i bashkohet edhe presidenti i Ukrainës Zelenskyy. Ata do të diskutojnë zhvillimet e fundit në luftën e Rusisë kundër Ukrainës dhe ndikimet e saj globale duke treguar mbështetje për të ardhmen e Ukrainës dhe demonstrimin i unitetit të vazhdueshëm të G7 në përgjigjen tonë kolektive, duke përfshirë vendosjen e kostove të rënda për luftën e Putinit”, tha zëdhënësi i NSC.

 

Ora 16:51
Zelensky: Mariupol është shembulli i torturës dhe urisë që përdoret si armë lufte

1651820004_download.jpg

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky e ka cilësuar situatën në Mariupol si tragjike dhe si “shembull të urisë që përdoret si armë lufte” gjatë konferencës drejtuar Chatham House.

“Vdekja nuk shkaktohet nga lufta. Kjo nuk është një ngjarje ushtarake. Kjo është torturë deri në vdekje. Ky është terrorizëm dhe urrejtje. Mariupol është shkatërruar dhe Ukraina ka nevojë për armë dhe pajisje për të thyer bllokadën në fabrikën e çelikut Azovstal të qytetit. Rusia do të vazhdojë të sulmojë Ukrainën derisa ne t'i ndalojmë ata”, tha Zelensky.  

Ora 16:33
Zelensky: Rusia fuqi bërthamore, nuk do akuzohen për krime lufte në Ukrainë

1651847654_Capture.JPG

Volodymyr Zelensky beson se Moska mund të kryejë krime lufte pa u ndëshkuar për shkak të statusit të saj si fuqi bërthamore. Deklaratat i bëri gjatë një video konference para grupit Chatham House, ku u shpreh se Rusia është një fuqi bërthamore që po e përdor fuqinë e tyre “edhe pa i përdorur”.

"Ata nuk besojnë se mund të mbahen përgjegjës për krimet e luftës, sepse ata kanë fuqinë e një shteti bërthamor”, u shpreh Zelensky.

“Kjo nuk është një ngjarje ushtarake por torturë me urinë", u shpreh Zelensky duke ju referuar ngjarjeve në Mariupol, një nga qytetet më të prekura nga bombardimet ruse e ku ofensiva e ushtrisë ruse sa vjen dhe intensifikohet.

"Do të ketë një gjykatë ushtarake për vrasjen, vdekjen, torturën. Por pse kjo mizori? Ky është aparati i informacionit që e zhvilloi këtë urrejtje dhe e ndezi atë në një masë të tillë përpara luftës së plotë”, tha Zelensky referuar propagandës së Kremlinit. 

 

Ora 15:54
400 objekte shëndetësore të shkatërruara nga sulmet ruse, Zelensky: Situata katastrofike

1651845401_Capture.JPG

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky  është shprehur se trupat ruse kanë shkatërruar dhe dëmtuar rreth 400 objekte shëndetësore duke e kthyer sistemin shëndetësorë në një kolaps dhe gjendje katastrofike ku të sëmurët me kancer nuk marrin dot shërbimin dhe ilaçet mungojnë.

“Trupat ruse kanë shkatërruar dhe dëmtuar pothuajse 400 objekte shëndetësore ku përfshihen spitale, maternitete dhe klinika ambulatore. Në zonat e pushtuara përkohësisht të Ukrainës në lindje dhe jug situata me aksesin në shërbimet mjekësore dhe ilaçet është thjesht katastrofike, ka mungesë të shërbimeve për pacientët me kancer dhe mungesë të ilaçeve bazë”, tha Zelensky gjatë një video konference.

Sulmi i Rusisë në një maternitet dhe spital për fëmijë në Mariupol më 9 mars ka qenë një nga incidentet më të rënda deri më tani gjatë pushtimit të vazhdueshëm ku të paktën pesë persona u vranë dhe 17 u plagosën, përfshirë fëmijë.

Rregullat e luftës specifikojnë se civilët nuk duhet të jenë në shënjestër dhe se punonjësit mjekësorë, automjetet mjekësore dhe spitalet e dedikuara për punë humanitare nuk mund të sulmohen por me sa duket ofensiva ruse po sulmon këdo dhe çfarëdo.

Ora 15:00
Mariupol/ Rusët qëllojnë makinën që po transportonte civilët për t’i evakuuar nga fabrika e çelikut, 1 i vdekur

Raportohet se gjatë armëpushimit në territorin e fabrikës së çelikut Azovstal, trupat ruse qëlluan mbi një makinë që po transportonte civilë për t'i evakuuar ata nga fabrika. Një ushtar ka mbetur i vrarë dhe 6 të plagosur.

 “Armiku vazhdon të shkelë të gjitha marrëveshjet dhe të mos respektojë garancitë e sigurisë për evakuimin e civilëve”, thuhej nga batalioni Azov në një postimi në Telegram.

Ora 14:22
Ushtari ukrainas brenda fabrikës së çelikut në Mariupol: Situata këtu është kritike dhe po përkeqësohet

“Situata në fabrikën e çelikut është tashmë kritike. Ka qenë kritike për një kohë të gjatë dhe tani po përkeqësohet”, këtë e deklaroi njëri prej ushtarëve ukrainas që ndodhen në fabrikën e çelikut “Azovstal” në Mariupol.

“Së fundmi, pas një bombardimi të rëndë, 2 civilë kanë vdekur dhe mendoj se 10 janë plagosur. Tani nuk kemi asnjë informacion se sa civilë janë vrarë sepse nuk mund të dalim dhe të arrijmë te bunkerët ku ndodhen”, tha ai.

Ora 13:56
Dëshmi të forta të krimeve ruse të luftës pranë Kievit, zbulohen varre të reja në Bucha

 “Amnesty International”, një Organizatë Joqeveritare Ndërkombëtare për të drejtat e njeriut  tha në një raport të sajin pas një hetimi në terren, se forcat ruse duhet të përballen me drejtësinë për një seri krimesh lufte të kryera pranë kryeqytetit të Ukrainës.

“Civilët iu nënshtruan të shtënave dhe torturave të pamatura", tha organizata.

"Këto nuk janë incidente të izoluara. Këto janë shumë pjesë e një modeli kudo ku forcat ruse kishin kontrollin e një qyteti apo një fshati", u shpreh Donatella Rovera, Këshilltarja e lartë e Amnesty.

Kujtojmë se Rusia mohon çdo përfshirje, por Ukraina ka thënë se qindra civilë u vranë nga rusët në qytetin Bucha, afër Kievit.

Ora 13:19
Kremlini: Nuk kemi informacion për fundosjen e luftanijes ruse Admiral Makarov

Dmitry Peskov, Zëdhënësi i Presidentit rus tha se nuk ka asnjë informacion lidhur me lajmin e raportuar për një sulm kundrejt luftanijes më të rëndësishme ruse "Admiral Makarov", pas “Moskva”.

Lajmin e bëri të ditur Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë së Kievit i cili tha se luftanija është përfshirë nga flakët në Detin e Zi pranë ishullit Zmiiny në brigjet e Odessa.

Ora 13:05
Peskov: Nuk do të ketë paradë në Mariupol më 9 maj

“Parada e Fitores së 9 majit nuk do të mbahet në Mariupol këtë vit, por do të vijë koha edhe për këtë dhe do të ketë një festë të gjerë", tha Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Ora 12:42
Pse Mariupoli është i rëndësishëm për Rusinë?

Mariupol është një port i rëndësishëm në Detin Azov, pjesë e Detit të Zi si dhe një pikë strategjike.

Marrja e kontrollit të plotë të qytetit do e mundësonte Rusinë të merrte një pjese të madhe të Ukrainës jugore dhe lindore.

Presidenti rus Vladimir Putin ka shpallur tashmë fitoren në Mariupol, por rezistenca e ukrainasve në fabrikën me të madhe të çelikut “Azovstal”, ende vazhdon.

Nëse Rusia merr kontrollin e plotë të Mariupolit, ajo do të sigurojë një korridor tokësor midis Krimesë dhe Donbasit, duke lejuar që burimet të ridrejtohen në frontet e tjera ruse në Ukrainë.

Ora 12:31
Pas ‘Moskva’, përfshihet nga flakët luftanija më e rëndësishme ruse ‘Admiral Makarov’

Pas “Moskva” luftanija e rëndësishme ruse "Admiral Makarov" është përfshirë nga flakët në Detin e Zi pranë ishullit Zmiiny në brigjet e Odessa.

Kjo u njoftua nga Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë së Kievit duke shpjeguar se operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar me përdorimin e avionëve dhe varkave të shumta.

Po goditet fregata më moderne në flotën e Admiral Grigorovich, luftanija më e rëndësishme në flotën ruse të Detit të Zi pas “Moskva”.

Ora 11:11
Rusia falënderon Kryeministrin Orban për refuzimin e embargos ndaj naftës ruse: Vendim i guximshëm

Nënkryetari i Këshillit të Sigurimit rus Dmitri Medvedev ka falënderuar vendimin e Kryeministrit hungarez Viktor Orban, i cili refuzoi të mbështesë embargon e BE-së ndaj naftës ruse dhe sanksionet e propozuara kundër Patriarkut ortodoks rus, Kirill.

“Kryeministri hungarez Viktor Orban ndërmori një hap të guximshëm drejt një Evrope pa zë, duke refuzuar të mbështesë embargon shkatërruese të energjisë ndaj ekonomisë së vendit të tij dhe sanksionet e çmendura kundër figurave fetare”, tha Medvedev në një postimtë tijin në Telegram.

Ora 09:54
Evakuohen 500 civilë nga fabrika në Mariupol, 200 të tjerë janë ende brenda

Raportohet se janë arritur të evakuohen nga fabrika e çelikut në Mariupol 500 civilë, ndërkohë brenda fabrikës kanë mbetur ende 200 civilë.

"Sot ne fokusohemi në fabrikën e çelikut Azovstal, ne arritëm të evakuonim rreth 500 civilë", tha Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk.

Ora 09:43
Kievi: Më 9 maj Putini mund të shpallë aneksimin e rajoneve të pushtuara

"Putini mund të shpallë më 9 maj aneksimin e territoreve të pushtuara përkohësisht në rajonet Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia", tha Vadym Denisenko, Këshilltar i Ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës në një postim të tijin në Telegram.

Ora 09:29
Mediat raportuan se Inteligjenca e SHBA-së ndihmoi në shkatërrimin e luftanijes 'Moskova'! Penatgoni e mohon

Mediat amerikane kanë raportuar se Inteligjenca e Shteteve të Bashkuara e Bashkuara ka ofruar ndihmuar Ukrainën në sulmin ndaj luftanijes ruse “Moskva” muajin e kaluar.

Këto raportime nga New York Times dhe NBC News, vijnë pas raportimeve të tjera nga mediat në SHBA që thanë se autoritetet amerikane kanë ofruar informacione të inteligjencës për ushtrinë ukrainase për të shënjestruar gjeneralët rusë në fushëbetejë.

Deri më tani është konfirmuar vrasja e tetë gjeneralëve rusë gjatë luftimeve në Ukrainë.

“NBC News” raportoi në 5 maj se SHBA-ja kishte ndihmuar në lokalizimin e Moskvas në Detin e Zi, me kërkesë të ushtrisë ukrainase. Por, sipas The Washington Post dhe Times, Qeveria amerikane nuk kishte njohuri për planet e Ukrainës.

Luftanija Moskva u fundos në mes të muajit prill, pasi besohet se u godit nga dy raketa ukrainase. Moska ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë se në bordin e kësaj anije ka shpërthyer zjarr.

Kremlini ende nuk e ka pranuar publikisht fundosjen e luftanijes Moskva, që ka rezultuar me një numër të panjohur të marinsave të vrarë ose të zhdukur.

Më 4 maj, Times raportoi se zyrtarët amerikanë u kanë ofruar detaje autoriteteve ukrainase mbi shtabin mobil të ushtrisë ruse. Forcat ukrainase më pas e kanë përdorur atë informacion për të shënjestruar oficerët rusë.

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes mohoi të ketë ofruar informacione që do të lejonin forcat ukrainase të eliminonin oficerët e lartë rusë pranë frontit, sipa raportimit të “New York Times”. 

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, tha se është e vërtetë që SHBA-ja ofron inteligjencë ushtarake forcave të Kievit.

“Ne nuk u ofrojmë inteligjencë për vendndodhjen e udhëheqësve të lartë ushtarakë në fushëbeteja dhe nuk marrim pjesë në vendimet e ushtrisë ukrainase se kë ajo synon ta shënjestrojë”, tha Kirby.

Ora 09:03
Sulmi në fabrikën e çelikut në Mariupol, Zelensky: Është ferr, brenda ka edhe fëmijë

1651577556_Sequence03.00121508.Still024.jpg

Në mesazhin e tij në mediat sociale, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shpjegoi se bombardimi i fabrikës së çelikut Azovstal në Mariupol nuk ndalet edhe pse brenda ka civilë ende të paevakuuar.

“Ka edhe gra dhe shumë fëmijë. Imagjinoni ferrin... dy muaj bombardime të vazhdueshme dhe vdekje. Autoritetet ukrainase po bëjnë gjithçka për të gjetur një zgjidhje për të shpëtuar heronjtë tanë ushtarakë duke mbrojtur Mariupolin”, shtoi Zelensky.

“Ka disa njësi. Kanë shumë të lënduar, por nuk dorëzohen. Ata mbajnë pozicionin. Dhe ne gjithashtu po përpiqemi të gjejmë zgjidhje për të gjetur sigurinë për këta njerëz”, shtoi ai.

Ora 08:54
Lufta në Ukrainë/ Sulm me raketa gjatë natës në juglindje të Ukrainë

Trupat ruse kanë bombarduar gjatë natës dy lagje të rajonit Dniproprtrovsk, në juglindje të Ukrainës, me sisteme të shumta raketash “Grad”.

Aktualisht nuk raportohet për viktima.

“Natë pa pushim. Pushtuesit rusë bombarduan rrethet e Kryvyi Rih dhe Synelnykove”, raporton “Unikform”.

Ora 08:49
Shefi i OKB-së: Ferri në Mariupol

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres tha se OKB-ja ka organizuar një tjetër evakuim nga Mariupol këtë të premte.

"Ne duhet të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi për t'i nxjerrë njerëzit nga këto peizazhe ferri," tha ai.

Në takimin e tij me presidentin rus Vladimir Putin javën e kaluar, Guterres tha se ai kishte theksuar nevojën për të mundësuar aksesin humanitar dhe evakuimet nga zonat e rrethuara duke përfshirë para së gjithash, Mariupolin.

Të enjten, Putin tha se forcat ruse ishin gati të ofronin kalim të sigurt për civilët që mbeten të bllokuar në uzinë, por Ukraina duhet të urdhërojë luftëtarët e saj të ulin armët dhe të dorëzohen.

Ndërkohë, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, në fjalimin e tij të natës, tha se forcat ruse nuk e kishin ndalur bombardimin e fabrikës së çelikut Azovstal.

Ora 08:42
Orban: Hungaria nuk mund të mbështesë sanksionet e reja të BE-së kundër Rusisë

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, tha se shteti i tij nuk mund të mbështesë paketën e re të sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë, në formën që janë prezantuar, përfshirë edhe embargon ndaj importeve të naftës së papërpunuar ruse.

Në një intervistë për radion shtetërore hungareze, Orban tha se propozimi i Komisionit Evropian do të përbënte një “bombë bërthamore” të lëshuar mbi ekonominë hungareze, duke shtuar se Hungaria është e gatshme për negociata nëse sheh një propozim të ri, që do t’i përshtatej interesave të Budapestit.

Më 4 maj, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka prezantuar pakon e re të sanksioneve kundër Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Në propozim përfshihet heqja dorë nga furnizimet me naftën e papërpunuar ruse brenda gjashtë muajsh, ndërkaq nga produktet e rafinuara deri në fund të vitit.

Kjo pako e gjashtë e sanksioneve të bllokut evropian, në mënyrë që të hyjë në fuqi, kërkon miratimin unanim të 27 shteteve të BE-së./REL

Ora 08:31
OKB denoncon: Ka 180 persona të rrëmbyer nga trupat ruse, mes tyre zyrtarë, gazetarë dhe aktivistë. Pesë janë gjetur të vdekur

OKB-ja raporton 180 raste të ndalimeve arbitrare dhe zhdukjeve të mundshme me forcë të disa zyrtarëve lokalë, gazetarëve, aktivistëve, ish-anëtarëve të ushtrisë dhe civilëve të tjerë nga trupat ruse në zonat e Ukrainës të kontrolluara nga Moska.

Komisionerja e Lartë e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet, raporton për “The Guardian” se pesë persona prej tyre u gjetën të vdekur dhe disa u dërguan në Bjellorusi dhe Rusi, pa e ditur familjet e tyre. U gjetën gjithashtu tetë raste të zhdukjeve të mundshme me forcë të individëve pro-rusë në territorin e kontrolluar nga Ukraina.

Ora 07:34
Bombardime dhe masakër, dy të rinj i thonë ‘po’ përgjithmonë dashurisë dhe martohen pas çlirimit të Buchës nga rusët

Pas bombardimeve pa pushim dhe tmerrin që pa e gjithë bota nga Bucha, njerëzit kanë filluar t’i rikthehen përditshmërisë, që sigurisht nuk i ngjan aspak jetës para luftës.

Dy të rinjtë vendosët t’i thonë “po” njeri-tjetrit pavarësisht gjithë vështirësive. Dashuria triumfon!

S.C/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • fix: 06/05/2022 22:23

    po sikur ukraina po fitonte? :))))))) ah sa budallenj jeni, rusia ja zhyti natos europes amerikes edhe tani te gjith mbajn rradhe kush tja lepij i pari putinit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Laç, raportohet për tre të plagosur! Makinat bëhen copash

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Laç, raportohet për tre të plagosur! Makinat bëhen copash