PRESHEVE- Shqiptarët e Luginës së Preshevës do të përkujtojnë Ditën e Flamurit shqiptar me një protestë kundër diskriminimit të Beogradit dhe anashkalimin e këtyre vendbanimeve shqiptare, si dhe moslejimit të përdorimit të flamurit kombëtar në këto komuna.
Protestat mbahen në komunat e Preshevës dhe Bujanovcit, dhe ftohen të gjithë shqiptarët e këtyre trevave për masivitet, për të shprehur pakënaqësinë kundër diskriminimit.
Vendimi për protestat ka ardhur nga këshilli i tre komunave të këtij rajoni, i cili muaj më parë mori vendim për organizimin e protestave kundër Beogradit për diskriminimin e theksuar dhe anashkalimin e këtyre vendbanimeve shqiptare, raporton agjencia e lajmeve “INA”.
/Shqiptarja.com