Deputeti i PS-së, Spartak Braho deklaron se nuk i ka mbetur asnjë peng në Kuvend, ndërsa thekson se kishte detyrim që ish-kryeministri Sali Berisha të shmangej nga politika dhe këtë e arriti.
Pavarësisht se Berisha ka marrë mandat në Tiranë, Braho thotë se nuk do të jetë në Kuvend.
“Besoj se e kam plotësuar në masën më të madhe. Nuk kam asnjë peng. Përderisa një detyrim që kisha që Sali Berisha të shmangej nga politika, këtë e arritëm tani besoj se politika do ecë në rrugë të mbarë. Nuk besoj se do jetë Berisha në parlament. Nuk mund ta paragjykoj parlamentin e ri përsa kohë janë ato djem dhe vajza që ne i njohim dhe i kemi punuar me duart tona”, tha Braho.
Sa i përket Mimi Kodhelit dhe Pandeli Majkos e disa figurave të tjera të PS që s’do të jenë në mandatin e ardhshëm, Braho u përgjigj se ata nuk duhej të ishin eleminuar.
“Nuk duhet të ishin eliminuar as Mimi dhe as Pandeliu pasi punuam në një sistem që kishte defekt serioz” – u shpreh socialisti.
Ndërsa vendimin më të rëndësishëm të parlamentit ka cilësuar nismën për shkarkimin e Metës.
“Shkarkimi i Presidentit” – u përgjigj Braho.
Lajmi kryesor:
Nuk rikthehen më në shtator në Kuvend/ Deputetët Roshi, Zeneli, Gjoni, Përmeti dhe Velaj: Vijojmë kontributin në politikë! Habit Jenisheri: Zgjedhjet do përsëriten
/I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
65.8%
-
PD
13.5%
-
Partitë e vogla
20.7%
Vota total: 1434
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Xhaferraj ironizon Berishën: Koalicion me 3 burra shteti, Rama është tmerruar! Me Berishën, Jenisherin dhe Gjuzin do e bëjmë Shqipërinë madhështore!
13 Mars, 11:44
-
Braçe reagon pas kritikave: 'Tërbimi' im është për mbrojtjen e bujqësisë, jo për pozita politike
12 Mars, 09:22
-
Riformatohet Këshilli Drejtues i RTSH! EMRAT e përzgjedhur votohen të enjten
11 Mars, 14:54
-
Tabaku: Qeveria po mbyll sesionin parlamentar me ligje të porositura, Transparency International e ka cilësuar si qeveri të kapur
11 Mars, 10:50
-
Ministri i Mbrojtjes, Vengu: Negociata me 5 kompani ndërkombëtare për prodhim armësh
10 Mars, 22:30
-
Zgjedhjet/ Jenishehri në koalicion me Berishën: Nuk më njoftoi për prezantimin, i kërkova emrin në listën e mbyllur! S’kam elektorat? Budallenjtë flasin kështu (VIDEO)
10 Mars, 14:37
-
Berisha prezanton ‘Shqipërinë Madhështore’ dhe merret me mustaqet e Kujtim Gjuzit: Jepja, se çmendet Rama për to! Idrizi mungon, Jenisheri pa 'ftesë' (VIDEO)
10 Mars, 13:28
-
Berisha e Mediu në Kuvend bëjnë politikë me vdekjen e Andis Harasanit, kryetari i PD-së: E përzutë! I përgjigjet Spiropali e Balla: Bufi e korbi s’janë larg mes tyre
10 Mars, 09:10
-
Edmond Arizaj: Groteskët madhështorë
6 Mars, 20:04
-
‘Shporta’ groteske e PD-së me komunistë, ballistë, çamë, grekë, burgaxhinj, nongrata, budallenj dhe analfabetë me grada
6 Mars, 10:38
-
Kush janë aleatët e Berishës për zgjedhjet e 11 majit! Bashkimi absurd i çamëve me grekët dhe një seri me forca politike të panjohura! Meta më i ‘përkëdheluri’
4 Mars, 17:46
-
'Aleanca për Shqipërinë Madhështore'/ Për të rrëzuar Ramën, Berisha firmos dhe me Gjuzin, Jenishehrin, Gurin e Kostaqin që u jepte grave më shumë whisky se ujë! Metës në burg i jep 4 deputetë të sigurt (EMRAT)
4 Mars, 08:13