Dita e Gruas në botë, protesta më
shumë sesa festë: Lufta e Marsit

Dita e Gruas në botë, protesta më<br />shumë sesa festë: Lufta e Marsit
E mërkura 8 Marsi nuk është vetëm një ditë feste, por një ditë proteste në të gjithë botën. Në shumë shtete shumë gra kanë vendosur të rikthehen në origjinën e festës të protestojnë dhe të hidhen në grevë urie për 24 orë.  

Sektorët të cilët janë prekur më shumë nga një lëvizje e tillë janë transporti publik, shkollat dhe sektori shëndetësor.

Një protestë e tillë e cila mban sloganin “Luftoj marsin’ është iniciuar nga Lëvizja Ndërkombëtare e Gruas .Qëllimi i kësaj lëvizjeje është refuzimi i dhunës i cilësdo forme qoftë ajo si dhe kërkesat për të drejta të barabarta.

Në SHBA kjo e mërkurë është ditë proteste dhe është cilësuar ndryshe “ Dita gruan”.

Një slogan i tillë sipas organizuesve synon të sjellë në vëmendje vlerat e jashtëzakonshme të gruas në jetën e përditshme. Veshur me të kuqe protestueset do të përçojnë mesazhin e dashurisë dhe sakrificës.

Mediat amerikane shkruajnë se një protestë e tillë i drejtohet edhe presidentit Trump duke kritikuar qëndrimet dhe komentet që ai ka bërë ndaj grave. Është kjo panorama  e cila pritet të pasqyrohet në të gjithë botën.

[gallery]21356[/gallery]
Për herë të parë Dita Ndërkombëtare e Gruas u festua në 28 shkurt 1909 në New York kundër shfrytëzimit nga punëdhënësit të punëtoreve që paguaheshin më pak edhe pse punonin më shumë sesa burrat, ditë që lindi kundër diskriminimit seksual dhe të drejtën për të votuar.  

Por zyrtarisht kjo ditë u shënua në 1914 në 8 mars. U zgjodh kjo ditë sepse ishte e dielë dhe gratë ishin pushim dhe kishin mundësi të merrnin pjesë në marshime

Festimet u ndërprenë për shkak të Luftës së Parë Botërore dhe rinisën me revolucionin rus në vitin 1917.

Sipas përcaktimit të dhënë nga Kombet e Bashkuara kjo është dita kur gratë vlerësohen për arritjet e tyre pa dallime kombësie, etnike, kulturore, gjuhësore, ekonomike apo politike. 8 marsi është një ditë kër të kthyer kokën mbrapa për të kujtuar sakrificat, arritjet e kaluara. 

Për më tepër është dita  për të vlerësuar potencialet e parreshtura të gjeneratave që vijnë.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike