Dita e Hemofilisë, në Shqipëri
vuajnë 280 pacientë
Ministria e Shendetesise e konsideron këtë çështje si një problem te madh për shërbimin tonë shendetesor, e per kete arsye do te vazhdojë të mbështesë me përparësi këtë grup të sëmurësh, duke synuar jo vetëm trajtimin gjithnjë e më cilësor e të sigurtë të tyre, por në radhë të parë dhe përmirësimin e cilësisë së jetës, për integrimin e tyre si duhet ne shoqëri.
TIRANE- Në vendin tonë janë rreth 280 të sëmurë me hemofili, 240 hemofil A dhe 40 Hemofil B, ndërkohë që në Ditën Botërore të Hemofilisë, Ministria e Shëndetësisë ka siguruar për përpjekjet për trajtim të plotë të sëmundjes për të parandaluar mundesinë e invaliditetit që jep.
“Misioni ynë është përmirësimi i jetëgjatësisë dhe cilësisë të jetës së këtyre të pacientëve, nëpërmjet trajtimit të të sëmurëve me hemofili dhe familjeve te tyre nëpërmjet një mbikqyrje të vazhdueshme mjeksore dhe psikologjike”, tha ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, gjatë një konference për mediat në kuadër të kësaj dite botërore.
Vasili tha se "në kuadër të strategjisë për reformimin e shërbimeve shëndetësore, MSH është plotesisht e angazhuar per t'i dhënë prioritet sigurimit të një shërbimi sa më të kualifikuar, gjithë kategorive te ndryshme te te semureve kronike, nje nga te cilët janë dhe të sëmurët me hemofili”.
Vasili tha se “jemi të ndërgjegjshëm për koston financiare mjaft të lartë që ka trajtimi dhe ndjekja e hemofilisë, prandaj kemi marrë masat konkrete për të rritur cilesinë e shërbimit për këta pacientë, si dhe përballimin e kostove të mjekimit të kësaj semundje, deri sa kjo patologji të jetë nën kontroll të plotë”. Ministri i Shëndetësisë përmendi në këtë drejtim ngritjen e një qendre në QSUT për trajtimin e këtyre pacientëve, si dhe rritjen e e cilësisë së shërbimit laboratorik per keta paciente.
“MSH e konsideron këtë çështje si një problem te madh për shërbimin tonë shendetesor, e per kete arsye do te vazhdojë të mbështesë me përparësi këtë grup të sëmurësh, duke synuar jo vetëm trajtimin gjithnjë e më cilësor e të sigurtë të tyre, por në radhë të parë dhe përmirësimin e cilësisë së jetës, për integrimin e tyre si duhet ne shoqëri”, përfundoi Vasil
(atsh/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Janar, 08:40
A duhen bërë publik emrat e politikaneve që kanë përdorur Sky Ecc?
-
Po
87.6%
-
Jo
7.4%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 1384
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Liverpool 'fluturon' me Nunez, dy gola në shtesë nderojnë Slot në Londër
18 Janar, 18:50
-
Egjipti thotë se 1,890 palestinezë do të lirohen nga Izraeli në fazën e parë të armëpushimit në Gaza
18 Janar, 18:41
-
Superliga/ Egnatia 'shkërmoq' 0-4 Tiranën dhe merr kreun, Gugash Magani me 'valixhe në duar'! Bylis fiton 0-3 në Laç
18 Janar, 18:31
-
Izraeli thotë se nuk do të zbatojë armëpushimin derisa të marrë një listë të pengjeve që do të lirohen
18 Janar, 18:28
-
Kosovë, mbi 100 vëzhgues evropianë do të mbikëqyrin zgjedhjet parlamentare
18 Janar, 18:21
-
34-vjetori i themelimit të PD në Fier/ Bardhi: Dinjitetin e fierakëve nuk e blen dot Balluku dhe as drejtorucët e saj të korruptuar
18 Janar, 17:53
-
VIDEO/ Bayern Munich 'pa frena', fiton 3-2 ndaj Uolfsburg dhe qëndron në krye
18 Janar, 17:50
-
GOLAT/ Bayern 'kafshon' Uolfsburgun dhe prin Bundesligën, tri pikë për Hoffenheim e Stuttgart! Leverkusen në mbrëmje
18 Janar, 17:47
-
Houthi: Me hyrjen në fuqi të armëpushimit në Gaza, do të ndalojmë sulmet ndaj Izraelit
18 Janar, 17:39
-
Egjipt, nga nesër 600 kamionë drejt Gazës, prej të cilëve 50 me karburant
18 Janar, 17:12
-
Skema e re, kredi e lirë për biznesin e vogël dhe të mesëm! Do të përdoret për investim
18 Janar, 17:09
-
Frrok Çupi: Kush po arratiset, disa të rinj apo vetë presidenti?
18 Janar, 16:49