TIRANË- Me rastin e 2 prillit, Ditës së Ndërgjegjësimit Botëror për Autizmin, Kuvendi i Shqipërisë, do të mbështesë iniciativën për “Ndriçimin Blu” të fasadës së godinës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Kjo fushatë ndërgjegjësuese organizohet në vende të ndryshme të botës, ku ndërtesat historike, kulturore dhe institucione të rëndësishme shtetërore ndriçohen me ngjyrën blu, në shenjë solidarizimi për çrregullimin e spektrit të autizimit.
Një gjë e tillë është bërë tashmë traditë që Shqipëria e respekton prej vitesh.