TIRANE - Në kuadër të Ditës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ministria e Jashtme organizoi një takim konsultativ me përfaqësuesit e OKB-së në Tiranë.

Gjatë takimit u bisedua lidhur me çështjet më të rëndësishme të bashkëpunimit si dhe për zbatimin e programeve të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri.

Ndërkaq një javë më parë Shqipëria u zgjodh anëtare për herë të parë në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të OKB-së.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)