Me qindra besimtarë të krishterë morën pjesë në meshën e shenjtë të Pashkëve në katedralen “Shën Shtjefni” të qytetit të Shkodrës. 
Besimtarët kremtuan ringjalljen e Krishtit, ndërsa meshën e shenjtë e drejtoi Arqipeshkvi i Shkodër- Pult njëkohësisht President i Konferences Ipeshkvnore Imzot Anxheelo Massafra. 

Në pritje të vigjiljes së lindjes së Krishtit, qindra besimtarë katolikë janë bërë pjesë e meshës së shenjtë të mesnatës së djeshme në katedralen e Shën Nikollit në Lezhë. 

Qirinjtë e ndezur në duar që përcjellin dritën e përjetshme që vjen nëpërmjet Hyjit, besimtarët katolikë në Lezhë janë lutur për më shumë begati, paqe e harmoni në familjet e tyre.

Edhe besimtarët katolikë në qytetin e Elbasanit kanë kremtuar ringjalljen e Krishtit, teksa në këtë festë të shenjtë kanë uruar për më shumë paqe e begati.

Edhe katedralja katolike në qytetin e Fierit është tejmbushur mesditën e sotme nga besimtarët, të cilët kanë kremtuar festën e pashkëve. 

Teksa ka uruar sa më shumë begati në familjet shqiptare, drejtuesi I meshës, at Jarosllavi, është ndalur tek rëndësia e pashkëve.

Festa e Pashkëve simbolizon ringjalljen e Krishtit, pas kryqëzimit të tij, dhe është festa më e shenjtë për besimtarët e krishterë.


Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)