Shkodër/ Dita e Purgatorit, Massafra lutje për viktimat në Gaza

Me lutje dhe mesazhe të qarta kundër luftës mes Izraelit dhe Palestinës ka zhvilluar meshën e shenjtë Arqipeshkvi i Shkodrës Angelo Massafra.

“Lutemi për paqe dhe të ndalen luftërat që po vrasin njerëz të pafajshëm…”

Ky është mesazhi që përcjell Arqipeshkvi i Shkodrës Angelo Massafra teksa zhvillohet mesha e të vdekurve. Sipas tij lufta sjell vetëm humbje ndërsa të pafajshëm vriten për faj se kërkohet një fajtor.

“Prej një viti lufta vijon në Ukrainë, tashmë nisi lufta në Palestinë. Nuk është e drejtë të vdesin mijëra njerëz të pafajshëm. Për të goditur një  që është fajtor vriten të pafajshmit. Njeriu duhet ta kuptojë që me paqe të gjithë fitojnë me luftën jemi të gjithë të humbur.”

Qindra besimtare kishin mbushur varrezat e Rrmajit në Shkodër në Meshën e shenjtë që përkujton të vdekurit. Për besimtarët katolike dita e parë e Nëntorit njihet ndryshe si dita e të gjithë shenjtërve dhe dita e Purgatorit. Çdo katolik në botë e ndez një qiri, me besimin e një drite të amshuar që nuk shuhet asnjëherë.

M.T/K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Rama shkarkon zv/ministren e arsimit Nina Guga e zëvendëson me Orjana Osmanin, mësuese në gjimnazin 'Petro Nini'

Rama shkarkon zv/ministren e arsimit Nina Guga e zëvendëson me Orjana Osmanin, mësuese në gjimnazin 'Petro Nini'