Dita e Rinisë, hapet Zyra Rinore
Rajonale e Ballkanit në Tiranë

Dita e Rinisë, hapet Zyra Rinore<br />Rajonale e Ballkanit në Tiranë
TIRANE-Hapet për herë të parë në Ballkan, Zyra Rinore Rajonale me seli në Tiranë. Kjo zyrë vjen pas 26 vitesh të rënies së komunizmit në ven, duke thyer gjithashtu edhe mentalitetin se Ballkani është fuçi baruti.

Ne diten kombëtare të Rinisë, u hap Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO) në Tiranë në prani të kryeministrit Edi Rama, Sekretarit të Shtetit Francez per Cështjet Europian z.Harlem Desir, Ambasadores Gjermane në Tiranë znj. Susanne Schutz dhe Ministrave të Rinisë së Rajonit. 

Ceremonia e hapjes u zhvillua në Pallatin e Kongreseve ku të pranishëm ishin ministrat e Mirëqenies Sociale të tetë vendeve të Ballkanit.

Zyra është një model nga projekti franko-gjerman, qe u përshëndet nga të pranishmit, që kanë qenë nga Serbia, Maqedonia, Kosova.

Nga ana e tij, kryeministri Edi Rama e cilësoi Zyrën Rinore të Rajonit të Ballkanit si një model frymëzues që do të shërbejë si model bashkëpunimi për iniciativa të përbashkëta në Rajonin e Ballkanit.

Unë besoj shumë që ne mund të bëjmë sëbashku pikërisht atë që francezët dhe gjermanët bënë për Europën. Sigurisht, ne mund ta bëjmë këtë në shkallën e rajonit dhe nuk është  pak. Sepse mos harrojmë që ky është ai rajoni që quhej dhe mbeti për një kohë të gjatë me emrin “fuçia e barutit” të Europës, ky është ai rajoni ku plasi një luftë e parë botërore dhe ku lumenjtë e gjakut dhe hendeqet e dasive të forta për 1001 arsye kanë përcaktuar edhe raportet fqinjësore mes nesh për shumë e shumë vite me radhë”, tha Rama.

Hapja e zyrës rinore rajonale në Tiranë erdhi si një angazhim i dalë nga procesi i Berlinit mes kryeministrave të 6 vendeve të Ballkanit. Blendi Klosi, ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, sqaroi se urat e bashkëpunimit me të rinjtë i jep një tjetër dimension marrëdhënieve në Ballkan. 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Në dashuri ju pret një ditë e vështirë për shkak të një situate të komplikuar... horoskopi për ditën e sotme

Në dashuri ju pret një ditë e vështirë për shkak të një situate të komplikuar... horoskopi për ditën e sotme