Dita e Rinisë, Klosi:200 të rinj do 
punojnë në administratën publike
PDF/Kalendari aktiviteteve për 25 vjetorin

Dita e Rinisë, Klosi:200 të rinj do <br />punojnë në administratën publike<br />PDF/Kalendari aktiviteteve për 25 vjetorin
Në kuadër të 25 vjetorit të Ditës së Rinisë, Ministria e Mirëqënies Sociale ka publikuar programin e saj me 25 aktivitete. Ministri Blendi Klosi tha se 8 dhjetori është një datë që nuk harrohet, pasi ndryshoi qasjen politike në Shqipëri.Klosi bëri të ditur se e gjithë kjo fushatë aktivitetesh do të finalizohet me certifikim e 900 praktikantëve të
Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, dhe me shpërndarjen e kontratave të punës për 1 vit në administratën publike të 200 praktikantëve më të mirë në punën e kryer.

"200 të rinj që u praktikuan gjatë verës të këtij viti do të punësohen në administratën publike"-tha Klosi

Ai u kërkoi të rinjve që në këtë një muaj aktivitete të mos ketë vetëm rikujtesë, por të flitet për rininë e sotme dhe problemet e saj. 

“Kemi kërkuar që gjithë ju të jepni mendime për sa i përket 8 dhjetorit. Sot një muaj përpara ne lançojmë aktivitetin tonë të rëndësishëm, 25 ditë aktivitete për 25-vjetorin e 8 dhjetorit, 25 ditë që do të flitet vetëm për rininë. Ne ju kërkojmë që gjatë këtyre 25 ditëve në çdo cep të Shqipërisë, në çdo faqe interneti të kemi mundësinë të flasim për rininë dhe problemet që shqetësojnë rininë sot. Do të përpiqemi t’ia rikujtojmë brezave për rëndësinë që ka pasur, vlerat që ka pasur dhe transformimin që i solli Atdheut tonë”, tha ministri Klosi para të rinjve.

Kalendari është prezantuar sot nga ministri, MSR-së, Blendi Klosi, në një aktivitet ku merrte pjesë edhe nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku, si dhe përfaqësues të Ministrisë së Kulturës, me të cilat do të bashkëpunohet në realizimin e këtij kalendari.

“Po, do jemi në çdo qytet, te çdo i ri shqiptar dhe jo vetëm, për të ngritur së bashku siparin e frymës më shpërthyese, atë të rinisë. Jam krenar të them sot se ne e kemi dëgjuar zërin e shoqërisë civile, organizatave rinore dhe të rinjve, dhe i kemi përmbledhur në plot 25 ditë, të dedikuara vetëm atyre. Këto 25 ide nuk janë vetëm 25, por më shumë se 125, të cilat shkrihen me modestinë e të rinjve në aktivitete konkrete”,-tha ministri Klosi në fjalën e vet. 
 
Ai shtoi se qëllimi i këtyre aktiviteteve është që të forcojë edhe më shumë rolin e të rinjve në vendimmarrje dhe ta bëjë zërin e tyre më të dëgjueshëm në politikat rinore dhe jo vetëm. “Ne jemi për një politikë që flet me gjuhën tuaj dhe u përgjigjet vlerave tuaja. Për këtë, kërkojmë pjesëmarrjen dhe përfshirjen tuaj. Duhet të jeni ju, krahu ynë i djathtë dhe në të njëjtën kohë opozita jonë direkte për të na ndjekur në çdo hap të Prezantimit dhe Zbatimit të Planit Kombëtar të Veprimit për Rininë, që nis rrugëtimin në qytetet e Shqipërisë”, - theksoi ministri Klosi.
 
Gjithashtu, Klosi bëri të ditur se në fokusin e këtyre aktiviteteve do të jenë të gjitha temat dhe çështjet që kanë të bëjnë me rininë dhe që mund të sjellin një rritje të rolit të saj në shoqëri, siç mund të sipërmarrja e të rinjve, arsimi profesional si një mundësi për të jetuar me një punë të denjë, mbështetja sociale apo edhe vullnetarizmi. “Jeni ju ata që keni kërkuar të përfshiheni në vendimmarrje dhe politikëbërje, dhe jemi ne ata që po ju ftojmë ta bëni këtë gjë. Në këto 25 ditë do vëmë sërish fokusin në arsimin profesional, në nxitjen e punësimit dhe vetëpunësimit nga sipërmarrësit e rinj. Pjesë e nismës sonë është sigurisht mbështetja sociale e të rinjve në nevojë nëpërmjet programeve solidare, toleranca, diversiteti dhe sigurisht, gjithëpërfshirja”, - u shpreh ministri Blendi Klosi.
 
Ndërsa nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku, në fjalën e tij përshëndetëse në këtë aktivitet shprehu angazhimin që Bashkia e kryeqytetit ka ndërmarrë për të qenë prezente në disa nga aktivitetet më të rëndësishme që do të zhvillohen në Tiranë, siç janë ato me rastin e Ditës së Çlirimit të vendit, apo Nata e Bardhë. Ai bëri të ditur gjithashtu se në kuadër të këtyre aktiviteteve do të ngrihet dhe një strukturë këshillimore e përhershme rinore në Bashkinë e Tiranës. “Bashkia e Tiranës duke iu bashkuar kësaj nisme ka planifikuar që të iniciojë atë që është bordi i rinisë si një trup permanente që do jetë një trup këshillimore për qytetin e Tiranës për të gjitha politikat rinore, për të gjitha aktivitetet rinore që do zhvillohen. Do jetë një trupë që do mblidhet në mënyrë periodike, e cila do marrë vendime se çfarë do bëhet me të rinjtë në qytet”, - tha Mazniku. 
 
E gjithë kjo fushatë aktivitetesh do të finalizohet me certifikim e 900 praktikantëve të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, dhe me shpërndarjen e kontratave të punës për 1 vit në administratën publike të 200 praktikantëve më të mirë në punën e kryer.


  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Karrigedjegurit

Mero Baze: Karrigedjegurit