TIRANE-Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD) protestuan sot para institucioneve në Ditën Kombëtare e Rinisë. Të ndarë në katër grupe, para Bashkisë, Ministrive të Brendshme, Shëndetësisë dhe Arsimit, ata kanë marshuar para disa institucioneve ndërsa para kryeministrisë zhvilluan protestën kryesore.
Prej orës 11:00 të paradites, të rinjtë me pankarta ‘’Liri-Demokraci’’ nisen protestat, me parakalime dhe thirrje para Ministrisë së Shëndetësisë, Arsimit, përpara Bashkisë së Tiranës e ne fund para godinës së kryeministrisë.
Të rinjtë e PD-së kanë vendosur një arkivol para ministrisë së Shëndetësisë në shenjë proteste, ndërsa duke protestuar përpara ministrisë së Arsimit ata kërkuan dorëheqjen e ministres Nikolla nga posti i saj.
Me pas në orën 12:00 ata u mblodhën para kryeministrisë ku dhe përqëndruan protestën e tyre nën thirrjet; “Rama ik!”
Protestuesit vendosën para kryeministrisë qese me plehra, ndërsa me megafonë në duar u shprehën se; “Jo kanabisit në Shqipëri”, “Turp për ty Rama!”, “Qeveri e korruptuar!” etj.
[gallery]20069[/gallery]
8 Dhjetori, 8 Dhjetori, Dita e Rinisë
8 dhjetori është Dita Kombëtare e Rinisë, një ditë që shënon dhe 26-vjetorin e vendosjes së pluralizmit në Shqipëri.
Prej vitit 2009, me vendim të marrë nga Kuvendi i Shqipërisë, kjo datë përkujtohet si festë kombëtare në nder të të gjithë studentëve të dhjetorit të vitit 1990 dhe gjithë rinisë shqiptare.
Më 8 dhjetor të vitit 1990, një grup studentësh e pedagogësh të universiteteve të Tiranës, banorë të qytetit “Studenti”, u bënë iniciatorë të protestave paqësore që sollën pluralizmin, rënien e komunizmit dhe lindjen e demokracisë.
“E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, ishte shprehja e 8 Dhjetorit, kur të rinjtë kërkuan ngritjen e sistemit të vlerave perëndimore dhe të shtetit të së drejtës, integrimin në Evropë dhe garantimin e pluralizmit politik.
(d.b/XH.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO