Dita e shenjtë e bektashinjve bën bashkë ministrin Klosi dhe Metën, presidenti firmos peticioni: Mali i Tomorrit, Park Kombëtar

Presidenti i vendit Ilir Meta, ka shprehur dakordësinë e tij që Mali i Tomorrit të shpallet Park Kombëtar. Meta ka firmosur edhe peticionin e ndërmarrë nga Smile Albania dhe ministri i Turizmit, Blendi Klosi. Të rinjtë e Smile Albania, Ministri Klosi, si dhe presidenti Meta janë bërë bashkë në festën e Pelegrinazhit në Malin e Tomorrit, ku mijëra besimtarë në 5 ditë ngjisin malin dhe bëjnë kurban.

Ministria e Turizmit prej kohësh ka propozuar që Mali i Tomorrit të shpallet i gjithi Park Kombëtar por gjykata Administrative e Tiranës nuk ka rënë dakord dhe në këtë mënyrë makineritë e rënda të guroreve që operojnë aty vijojnë të shkatërrojnë malin.

Park Kombëtar i Malit të Tomorrit sipas ministrit Klosi i përket të gjithëve dhe duhet mbrojtur pa kushte. Të rinjtë e Smile Albania në Berat vijuan mbledhjen e firmave edhe në ditët e pelegrinazhit në malin e Tomorrit duke dëshmuar ditë pas dite interesin dhe këmbënguljen e banorëve dhe turistëve për të mbështetur mbrojtjen e kësaj pasurie natyrore.  Ndërkohë mbledhja e firmave do të vijojë edhe në ditët në vijim, në Tomorr dhe në atraksione të tjera turistike të Beratit, për t’ju drejtuar më pastaj organeve të drejtësisë, si argument i padiskutueshëm për rrëzimin e vendimit të Administratives.

Në lidhje me këtë vendim të gjykatës ka reaguar edhe kryeministri Rama duke thënë se Mali i Mrekullueshëm i Tomorrit do do t’i zmbrapsë barbarët e guroreve



 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:11
Meta nga pelegrinazhi në malin e Tomorrit: Abaz Aliu të na japë forcë për një Shqipëri më të drejtë


Presidenti, Ilir Meta mori pjesë në pelegrinazhin e përvitshëm në malin e Tomorrit, ku përshëndeti Festën e Shenjtë Bektashiane të Abaz Aliut.

Në prani të Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, Haxhi Baba Edmond Brahimaj, Kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, përfaqësuesve të trupit diplomatik dhe mijëra besimtarëve, Presidenti Meta uroi që figura e Abaz Aliut t’u japë forcë të gjithë shqiptarëve në rrugën për një Shqipëri më të drejtë, më të bashkuar dhe një Shqipëri të vërtetë europiane.           

Në fjalën e tij, Kreut i Shtetit theksoi:

Kënaqësi të shoh sot më shumë besimtarë dhe mysafirë të nderuar, të cilët janë bashkuar me ne në këtë Festë të Shenjtë, këtu në malin e Tomorrit.

Kjo është shenjë e mirë që punët në vitin që vjen do të shkojnë më mirë për vendin tonë dhe në të gjitha hapësirat tona, me ndihmën e Abaz Aliut.

Ndaj edhe ne mblidhemi çdo vit këtu në malin e Tomorrit për të nderuar jo vetëm këtë figurë të shenjtë, por për të nderuar të gjithë ato legjenda, personalitete dhe baballarë, të cilët përmes bektashizmit bënë dhe bëjnë më të mirën për Shqipërinë dhe për çështjen tonë kombëtare.

Për të nderuar gjithashtu të gjithë ata të cilët bënë gjithçka për gjuhën shqipe, për të nxitur lëvizjet për çlirim dhe bashkim kombëtar, të cilët punuan gjithmonë pa u lodhur për të forcuar harmoninë ndërfetare në vendin tonë.

Poeti ynë i madh kombëtar, Naim Frashëri, në momentet më të vështira dhe më të dëshpëruara të mbarë kombit për t’i dhënë fuqi shqiptarëve, për t’i zgjuar dhe për të pasur më shumë vetëbesim iu referua dhe i dha vendin të cilin meritonte edhe në poezi figurës madhështore të Abaz Aliut:

‘Abaz Aliu zu’ Tomorr,

Erdhi afër nesh,

Shqipëria s’mbet e gjorë,

Se Zoti e desh’.

Ndaj duke falënderuar Kryegjyshin Botëror për këtë organizim madhështor, dua t'ju uroj të gjithëve ju që keni ngjitur sot malin e Tomorrit, të gjithë besimtarëve bektashi dhe të gjithë shqiptarëve kudo ndodhen, suksese dhe mbarësi në familjet tuaja.

Abaz Aliu të na japi forcë të gjithëve në rrugën tonë për një Shqipëri më të drejtë, për një Shqipëri më të bashkuar, për një Shqipëri të vërtetë europiane, siç e meritojnë të gjithë shqiptarët e sidomos të rinjtë e të rejat, por edhe të gjithë këta fëmijë të mrekullueshëm të cilët kanë mbushur sot malin e Tomorrit.

Na ndihmoftë Abaz Aliu të gjithëve!

Rroftë Shqipëria!”

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BENI: 22/08/2019 17:45

    E CUDITSHME TE GJITHE KRIMINELET SHKOJNE TEK VENDI I KRIMIT,,,EDHE META SHKOI NE TOMORR ,,VENDI I TIJ I KRIMIT,,SEPSE ATJE AI KA 5-6 GURORE QE PO SHKATARROJNE MALIN ME TE BUKUR NE SHQIPERI,,,,EDI RAMA NDALO MASAKREN E TOMORRIT ,,,QE PO BEN ILIR META,,,BERATI VETEM ME TURIZEM HAN ME LUGE FLORIRI,..//,.///

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë