Gjykata nuk pranon zgjerimin e mbrojtjes në Tomorr, Klosi: Do ta apelojmë! Banorët: Do e gjeni nga Vettingu e Abaz Aliu

BERAT- Gjykata Administrative e Tiranës ka hedhur poshtë vendimin e Këshillit të Ministrave që parashikonte zgjerimin e zonës së mbrojtur në Parkun Kombëtar të Malit të Tomorrit. Në lidhje me këtë vendim të Gjykatës në Berat është mbajtur një aktivitet sensibilizues për të kundërshtuar atë.

Të pranishëm në këtë aktivitet sensibilizues, ka qenë ministri i Turizmit Blendi Klosi, prefektja e qarkut të Beratit si dhe banorë të zonës që me pankarta në duar kundërshtuan vendimin e dhënë nga gjykata për të mos zgjeruar zonën e mbrojtur në Tomorr.

Në fjalën e tij Klosi u shpreh se lufta për të mbrojtur pasuritë natyrore është e pa kthyeshme dhe se do t'i shkojnë deri në fund për ta hedhur poshtë vendimin.

Në përfundim të pranishmit  hodhën edhe firma për të bërë një peticion për të kundërshtuar këtë vendim të Gjykatës Administrative.

"Vendimi i gjyqtarëve ishte i papranueshëm. Interesi i disa guroreve ka ndikuar në vendimin e dhënë prej tyre. Nga sot do të nisi mbledhja e firmave të qytetarëve që më pas do t'i çohen komisionit të Vettingut. Nuk do të lejojmë që të preket jeta e qytetarëve. Peticionit do i bashkohet, Skrapari, Poliçani, Berati, Kuçova, Ura Vajgurore. Mijëra firmat e mbledhura do të mbështesin apelimin e këtij vendimi" është shprehur ndër të tjera ministri Klosi.

Klosi deklaroi nga Berati se “do ta rrëzojë vendimin që morën 5 gjyqtarët e Gjykatës Adminiatrative, që votuan 4 pro dhe 1 kundër për rëzimim e VKM-së për Malin e Tomorrit. 4 gjyqtarët; Amarildo Laçi, Bari Shyti, Arkelino Gazidede dhe Fjoralba Shehu do të përballen me peticionin e qytetarëve të të gjithë qarkut të Beratit. Do të vazhdojmë të kërkojmë që të firmoset peticioni jonë dhe do ta ankimojmë vendimin e Administratives në Gjykatën e Lartë”.

Ndërsa disa nga banorët janë shprehur se ky vendim është skandaloz dhe se ata nuk e pranojnë.

"Do ta apelojmë në Gjykatën e Lartë. Vendimi u mor nën ndikimin e interesave të ngushta të guroreve. Prej vitesh guroret kanë shkatërruar malin dhe jetën tonë. Vendimi shkatërron ekonominë lokale. Dëmtohet rëndë turizmi" kanë qenë disa nga qëndrimet e banorëve.

Disa prej banorëve kanë mbajtur edhe pankarta në duar ku shenjestronin vendimin e dhënë nga Gjykatësi duke u thënë se ata do ta pësonin nga Vettingu dhe nga Abaz Aliu. 

Fjala e plotë e ministrit Klosi në Berat: 

"Është një luftë e pafundme kjo lufta për të mbrojtur pasuritë natyrore  dhe në Shqipëri edhe pse ne kemi bërë përpjekje shumë të mëdha, përsëri përditë kuptojmë që lufta për pasurinë e përbashkët, lufta për të bukurën , lufta për të mbrojtur trashëgiminë natyrore edhe historike siç është mali i Tomorit qenka një lufte e vështirë dhe një luftë në të cilën gjithmonë e më shumë ne kemi vetëm një aleat, dhe ky aleat është populli dhe ky aleat dhe ai komunitet i cili ka interes të drejtpërdrejt janë njerëzit e thjeshtë. Edhe sot jemi këtu në Berat për të dënuar me forcë një vendim të djeshëm të Gjykatës administrative të Tiranës e cila shpall të pavlefshëm vendimin e qeverisë që shpallin zonën e Malit të Tomorit si zonë të mbrojtur. Dhe me procedurë, me disa truke ligjore duan të vazhdojnë të mbrojnë interesat e një komuniteti atje ne Mal të Tomorit që janë një grup biznesmenësh të cilët prej 20 vitesh e shkatërrojnë atë pasuri të përbashkët, prej 20 vitesh kanë menduar vetëm sesi të abuzojnë me një të drejtë që u është dhënë për të bërë biznes duke shkatërruar të gjithë pllajën, duke shkatërruar zonën më të bukur të malit të Tomorit , duke shkatërruar hyrjen e të gjithë parkut natyror, duke shkatërruar atë vend që me qindra mijë, 500 mijë pelegrinë shkojnë në Tomor në ditët e shenjta dhe tmerrohen nga ajo çfarë njeriu, biznesmeni dhe tani një vendim gjykate po i bën Malit të Tomorit. Ne nuk do ta lëmë këtu kërkesën tonë për të rrëzuar këtë vendim të gjykatës administrative të Tiranës. Të 5 gjyqtarët që morën 4 me 1 vendimin për të rrëzuar vendimin për të qenë ajo zonë, një zonë e mbrojtur që t’i afrohet bukurisë së madhe të malit legjendar, të shenjtë e mbase më të bukurit në botë, malit të Tomorit, Amarildo Laci, Bahri Shyqi, Alkelina Gazidede, Fjoralba Prifti do të përballen me një peticion të popullit të qarkut të Beratit , me një peticion të popullit të thjeshtë, të zakonshëm që kanë të drejtë të firmosin, në një peticion që t’i shkojë vettingut  për këta gjyqtarë të cilët panë përsëri nëpërmjet vendimeve të gjykatës , procedurave, trukeve ligjore sesi interesi i një grupi shumë të vogël biznesmenësh përballet me interesin e qindra mijëra besimtarëve bektashi apo edhe njerëzve të thjeshtë , apo edhe siç e thane djemtë e Rafting apo hoteleritë e Beratit po e shndërrojnë sot me shumë vështirësi por me shumë pasion dhe me shumë sukses në një nga destinacionet më të bukura turistike të vendit. Mali i Tomorit vizitohet jo vetëm nga pelegrinët në çdo ditë të vitit, por sidomos në ditët e gushtit , Mali i Tomorit nuk vizitohet vetëm nga ata që duan të bëjnë sportin e aventurës por gjithmonë e më shumë po shikohet një potencial i artë për të bërë agroturizëm, për të zhvilluar bujtinat , për të shpallur më shumë zona të mbrojtura dhe për të bërë pjesë e një itinerari më të madh për t’u zhvilluar i gjithë qarku i Beratit."

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat