Pas 8 ditëve të grevës së urisë të naftëtarëve të Ballshit, së fundmi ka reaguar një përfaqësues i Partisë Demokratike.

Kreu i PD-së në Mallakastër, Arjan Llanaj ka thënë se janë në mbështetje të naftëtarëve të cilët ndodhen në grevë urie në kushte të vështira shëndetësore.

Deri në këto momente nuk kishte pasur asnjë reagim nga opozita, ndërkohë që naftëtarët ndodhen prej 8 ditësh në grevë urie.

"Të gjithë sot duhet të jemi në mbështetje të naftëtarëve sepse ata janë në të drejtën e tyre, për ushqimin e fëmijëve e familjeve të tyre, për pagat, punën e papaguar dhe për mbijetesë!..

Në gjendje të përkeqësuar shëndetësore dhe të lënë në mes të katër rrugëve naftëtarët e Ballshit janë në ditën e tetë të grevës së urisë, të pashpresë për zgjidhjen e problemit të tyre.

Turp dhe papërgjegjshmëri e atyre që i kanë premtuar dhe mashtruar këto shtatë vite", shkruan Llanaj.