TIRANE – Me rastin e Ditës ndërkombëtare të Tokës, Bashkia e Tiranës ka organizuar sot një panair në rrugën pedonale në kryeqytet, me qëllim sensibilizimin ndaj temave të mjedisit, ku përveç kryebashkiakut Lulzim Basha mori pjesë edhe ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu.
Kryediplomati i SHBA në Shqipëri kërkoi më shumë ndërgjegjësim të qytetarëve në lidhje me mbrojtjen e mjedisit pasi sipas tij në Shqipëri një nga problemet më të mëdha është mbeten mbeturinat.
“Falenderoj Bashkinë për aktivitetin për Ditën e Tokës. Duhet të rritet ndërgjegjësimi për mbrojtjen e mjedisit. Në Shqipëri problem përbëjnë mbeturinat, por Shqipëria mund të përmirësoj situatën e ndotjes së mjedisit. Njerëzit duhet të bëjnë përpjekje për të mbrojtjen e mjedisit”, tha Arvizu. Ai theksoi se ndonëse në këtë problematikë Qeveria ka rolin e saj, protagonistët duhet të jenë vetë qytetarët.
Ndërsa kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, tha se institucioni i drejtuar prej tij do të dyfishojë gjelbërimin në kryeqytet gjatë 4 viteve të ardhshme. Sfidat e zhvillimit të qëndrueshëm janë të prekshme, pohoi kryebashkiaku.
Tashmë është bërë traditë edhe në Shqipëri që të festohet 22 prilli, Dita e Tokës. Një datë që shërben për të ftuar qytetarët e mbarë botës në një reflektim më të thellë mbi problemet e ndotjes së mjedisit.
Në panair mori pjesë edhe Kryeministri Berisha i cili u prit nga Ambasadori amerikan Arvizu dhe ai austriak Florian Raunig. “Është e nevojshme që të gjithë së bashku të bëjmë gjithçka për një qëndrim tjetër ndaj mjedisit. Gradualisht të ngremë nivelin e vetëdijes pasi mjedisi është jeta dhe asgjë nuk është e lidhur më shumë me shëndetin tonë, me jetën tonë, me bukuritë dhe çdo gjë tjetër sesa qëndrimi ynë ndaj mjedisit”, deklaroi Kryeministri.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com