TIRANË -Dita e Trashigimisë Kulturore, që u mbajt në fundjavë  në Gjenevë, mblodhi në një koncert artistë të mirënjohur nga Shqipëria dhe Kosova, njoftoi sot ambasada e Shqipërisë në Bernë.
Programi i larmishëm i koncertit me pjesmarrjen e këngetarëve, instrumentistëve dhe grupeve të shumta të vallëzimit u përgatit nga shoqata "Komuniteti Shqiptar në Gjenevë" nën drejtimin artistik të znj. Mira Bregu dhe nën kujdesin e Ambasadës së Shqipërisë në Bernë.
Dita e Trashëgimisë Kulturore, koncert me artistë nga Shqipëri dhe Kosova në Bernë
Në aktivitet mori pjesë edhe  ambasadori i Shqipërisë në Zvicër, Ilir Gjoni dhe stafi diplomatik i ambasadës Shqiptare në Bernë si dhe ai i Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në Gjenevë.
Ambasadori Gjoni në fjalën e tij vlerësoi punën e organizatorëve dhe theksoi rëndësinë që ka ruajtja dhe trashigimi i gjuhës shqipe, kulturës dhe traditave më të mira mbarëshqiptare nga Diaspora në Zvicër./ATSH/