ELBASAN - Qyteti i Elbasanit është epiqendra e festimeve për ditën e Verës e cila troket për 3 ditë. 14 Marsi në qytetin e ballokumeve, ëmbëlsira tradicionale e kësaj feste, shndërrohet në vendin mikpritës të të gjithë qytetarëve që zgjedhin të ndjekin aktivitetet e shumta për festimet e kësaj dite.
Me qëllim qarkullimin sa më normal të automjeteve dhe festimin e kësaj dite pa incidente, drejtoria e Policisë së qarkut të Elbasanit, ka marrë masat për mbarëvajtjen e 14 Marsit.
Duke filluar nga ora 20.00 e 13 marsit deri në orën 12.00 të 14 marsit ndalohen automjetet nga Stadiumi i Elbasanit deri tek 1 Maji dhe nga 1 Maji deri tek Zaranika. Po ashtu ndalohen parkimet dhe qarkullimi i automjeteve nga Satiumi e deri tek Pallati i Sportit, për arsye të aktiviteteve që do të zhvillohen.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com