Dita e Verës, Basha lë pak momente
çadrën e protestës, shkon në Elbasan

Dita e Verës, Basha lë pak momente<br />çadrën e protestës, shkon në Elbasan
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, për Ditën e Verës ka zgjedhur të lërë çadrën dhe është zhvendosur në Elbasan.

I shoqëruar nga bashkëshortja e tij Aurela Basha, kryedemokrati ka vizituar një panair librash e produktesh tradicionale të qytetit të Elbasanit si dhe është takuar me qytetarë të shumtë.

Edhe këtë ditë Basha e ka shfrytëzuar për t'u bërë thirrje shqiptarëve që të ngrihen së bashku për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ai e ka cilësuar Ditën e Verës si një ditë shprese për gjithë vendin.
 
" Dita e verës shpresë për mbarë shqiptarët për kohe më të mira që po vijnë. #NgrihemiBashkë #ZgjedhjeTëLira #RepublikaeRe" shkruan Basha në Facebook. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

I njohur si ‘Zoti i drogës’, konfiskohen pasuritë e Alket Hatijës dhe familjarëve të tij! I dënuar në Itali për trafik narkotikësh me vlerë 40 mln euro

I njohur si ‘Zoti i drogës’, konfiskohen pasuritë e Alket Hatijës dhe familjarëve të tij! I dënuar në Itali për trafik narkotikësh me vlerë 40 mln euro