Dita e Verës, Elton Deda tek 'Pazari i ri'! Venera & Lindi, në mbrëmje në liqenin e Paskuqanit! Festë në Elbasan dhe në qytete të tjera!

1.     Dita e Verës festohet sot në Tiranë me aktivitete të ndryshme përgjatë 24 orëve. Në “Parkun Rinia” do të ketë ekspozitë, performanca nga banda e qytetit, ku bashkë me artistë të tjerë do të jetë edhe trupa  e Cirkut. Në “Bllok” si dhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” , me këngëtaret Artjola Toska dhe Xhensila Myrtezai, festohet me art rruge e panair libri. Publiku gjithashtu mund të shijojë performanca kërcimi tek “Reja”.

2.     Performon sot në Pazarin e Ri, muzikanti Elton Deda dhe bandi i tij. Nga ora 10.00 publiku mund të bëhet pjesë edhe e një feste karnavaleje.

3.     Me një rekord shikueshmërie rikthehet sot dhe nesër në orën 19.00 në sallat kulturore pranë Komunës së Parisit komedia “Shtëpiakë të dëshpëruar” me regji të Artan Imamit, që luan në skenë me Gentjan Zenelajn dhe Indrit Çobanin.

4.     Elbasani feston sot Ditën e Verës me një sërë aktivitetesh dhe artistë të njohur të ftuar si Young Zerka dhe “Treshat” që do të ofrojnë një atmosferë plot larmi.

5.     Tema e divorcit është në qendër të komedisë “Natën e mirë me burrin tim” që vijon sot në orën 19.00 në teatrin “Petro Marko” në Vlorë me regji të Jorgaq Tushes.

6.     Vijon të shfaqet çdo mbrëmje deri në 17 mars në Teatrin “Metropol” në Tiranë shfaqja “Gjysmë-jeta e Marie Curie” e Lauren Gunderson me regji të Armela Demaj, që interpreton në skenë me aktoren Yllka Mujo.

7.     Me rastin e Ditës së Verës performojnë këtë mbrëmje në orën 18.00 pranë liqenit të Paskuqanit çifti i këngëtarëve Venera dhe Lindi Islami.

8.     Dita e Verës festohet prej orës 10.00 edhe në Kalanë e Lezhës me një sërë aktivitetesh përfshirë një koncert, ngritjen e balonave dhe piktura argëtuese.

9.     Për të promovuar trashëgiminë në këto ditë festash, në Gjirokastër nga sot, për tri ditë radhazi mbahet eventi “Të udhëtosh përmes historisë”. 

10. Vijon në teatrin “Migjeni” në Shkodër Festivali i të Rinjve. Këtë mbrëmje në orën 19.00 vihet në skenë shfaqja “Ariu” me regji të Simon Shkrelit.

 

 

A.D/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin Pogradec-Qafë-Thanë, makina përplas një grua

Aksident në aksin Pogradec-Qafë-Thanë, makina përplas një grua