Dita e Verës, ministrja Denaj viziton panairin në bulevard: Krenare për produktet shqiptare
Ministrja Denaj gjatë Ditës së Verës në Tiranë
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ishte sot në një vizitë në Bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' ku pa nga afër panarin e hapur me rastin e Ditës së Verës. Denaj u shpreh krenare në prononcimin e saj për produkete shqiptare në panair.
Prononcimi i Ministres se Bujqesise dhe Zhvillimit Rural per mediat, gjate vizites ne panairin e hapur ne Bulevardin "Deshmoret e Kombit" me rastin e Dites se Veres.
Së pari për gjithë shqiptarët gëzuar këtë ditë të bekuar të verës! Ardhtë e mbarë dhe me bereqet! Është një ditë shumë e bukur siç e shikoni edhe vetë plotë me aktivitete, ndërkohë që Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural përfaqësohet me qendrat e saj, të cilat në gjithë Shqipërinë realizojnë paralelisht produkte bujqësore dhe këtu jemi per ti tregëtuar sikurse edhe për ti bërë më shumë shqiptarët që të blejnë shqip.
Unë jam shumë krenare në fakt që ky ndërgjegjësim është rritur falë edhe cilësisë së produkteve shqiptare, që sot jo vetëm kanë çarë tregjet ndërkombëtare dhe ato cilësore, por po konkurrojnë denjësisht në vendin tonë me produkte, të cilat edhe pse vlera mund të jete pak më e rritur siç na u ankua një konsumator cilësia është ajo që prevalon. Shumë mbarësi të gjithëve të cilët punojnë dhe lidhen në një zinxhir vlerash produktesh dhe ekonomie shkallle.
Për sa i takon aktiviteteve të sotme mendoj që këto janë aktivitete që duhet të zhvillohen përtej Ditës së Verës, sigurisht simbolika vlen, por ne duhet të jemi gjithmonë me konsumatorët, me gjithë fermerët, blegtorët për të mundësuar një shitje në tregjet tona qoftë ato të krijuara me mbështetjen e qeverisë ashtu edhe me partnerët tanë ndërkombëtar që jo pak kanë krijuar tregje në të gjithë Shqipërinë dhe besoj që do jenë aksese shumë të mira për turistët e këtij viti që besoj 14 milionshin e kapim pa frikë.
Ditë të mbarë!
Lajmi kryesor:
Mijëra qytetarë mblidhen në Tiranë për Ditën e Verës! Aktivitete të shumta! Tërheq vëmendjen tanku ushtarak në sheshin ‘Skëndërbej’
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?
-
Harris
47%
-
Trump
50.3%
-
S'kam mendim
2.7%
Vota total: 6502
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ilir Daja: S'ka ndeshje të lehta, nostalgjik për tifozët e Elbasanit
3 Nëntor, 21:14
-
B40/ Veliaj me të rinj nga rajoni: Tirana si Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës, një mundësi për të treguar vlerat kulturore
3 Nëntor, 14:47
-
Drejtori i Policisë, Proda takohet me të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së Kuvajtit! Diskutohet edhe mundësia e shkëmbimit të metodave policore
2 Nëntor, 15:43
-
Pamjet me dron/ Shikoni punimet e Unazës së madhe në Tiranë
2 Nëntor, 15:37
-
Teatri i ri, Veliaj: E ndërtojmë për 100 vitet e ardhshme
2 Nëntor, 15:29
-
Tiranë/ Qëlloi 8 herë me thikë të riun, arrestohet 41-vjeçari i shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë
2 Nëntor, 15:18
-
Veliaj në Torino, takon kryebashkiakun Lo Russo! Nis bashkëpunimi mes dy qyteteve, për Tiranën Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës në 2025
2 Nëntor, 11:31
-
Pa stadium, tifozë dhe ekip! 'Diktatura' e FSHF-së dhe pësimet e KF Tiranës që rikthejnë makthet e së shkuarës
2 Nëntor, 09:54
-
Zbulohet vatër e gripit të shpendëve në Tiranë! Ministria: Vatra u karantinua! Ndalohet lëvizja e shpendëve nga fermat Vorë dhe Kamëz
2 Nëntor, 09:28
-
Për herë të parë në Shqipëri, mbahet mbledhja e Komitetit të Medias së UEFA-s
1 Nëntor, 16:51
-
Vrojtimi i Bankës së Shqipërisë: Turizmi mban në ‘këmbë’ besimin në ekonomi! Ngec sektori i ndërtimit, më pak porosi për apartamente
1 Nëntor, 15:43
-
Transformohet një bllok banimi në Njësinë 3, Veliaj: Premtim i mbajtur, rritet vlera e pronës për banorët e zonës
1 Nëntor, 15:35