Mijëra qytetarë mblidhen në Tiranë për Ditën e Verës! Aktivitete të shumta! Tërheq vëmendjen tanku ushtarak në sheshin ‘Skëndërbej’

Dita e verës mblodhi në kryeqytet me mijëra qytetarë. Favorizuar dhe nga moti i ngrohtë me diell, ata shijuan aktivitetet e shumta që u organizuan.

Muzikë, lojëra për fëmijë, stenda me ushqime dhe produkte tradicionale, lojëra sportive apo ekspozitë me piktura dhe makina retro ishin vetëm disa aktivitetet.

Vëmendje tërhoqi edhe një tank ushtrie i pikturuar me lule në sheshin Skënderbe.

Risi e këtij viti ishte një kamion lëvizës i kthyer në skenë,  ku performuan këngëtarë si Artjola Toska, Valbona Mema, Xhensila Myrtezaj e DJ të ndryshëm.

E padyshim nuk kishte si të mungoni ballokumet dhe veroret, traditë e festës së verës. Artizanja e ballokumeve tregon sekretin e kësaj ëmbëlsire.

Më të lumturit padyshim ishin fëmijët. Gëzimi që ndjenë dhe panë sot në çdo fytyrë, duan që ta përjetojnë çdo ditë.

Kurse më të moshuarit rrëfyen për Report Tv si festohej më parë festa e verës si dhe traditat që kanë në familjet e tyre.

Festës ju bashkua edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili uroi të gjithë qytetarët.

Rreth 35 aktivitete për ditën e verës, e cila simbolizon largimin e së keqes së dimrit dhe ardhjen e verës, u përqendruan tek Sheshi Skënderbe, Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Sheshi Nënë Tereza, liqeni Artificial, Pazari i ri dhe në Ish-bllok. Për mbarëvajtjen e aktivitetit deri në mesnatë u bllokua edhe qarkullimi për automjetet në disa rrugë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:07
Dita e Verës, ministrja Denaj viziton panairin në bulevard: Krenare për produktet shqiptare

1710418432_denaj.JPG

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ishte sot në një vizitë në Bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' ku pa nga afër panarin e hapur me rastin e Ditës së Verës. Denaj u shpreh krenare në prononcimin e saj për produkete shqiptare në panair.

Prononcimi i Ministres se Bujqesise dhe Zhvillimit Rural per mediat, gjate vizites ne panairin e hapur ne Bulevardin "Deshmoret e Kombit" me rastin e Dites se Veres.

Së pari për gjithë shqiptarët gëzuar këtë ditë të bekuar të verës! Ardhtë e mbarë dhe me bereqet! Është një ditë shumë e bukur siç e shikoni edhe vetë plotë me aktivitete, ndërkohë që Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural përfaqësohet me qendrat e saj, të cilat në gjithë Shqipërinë realizojnë paralelisht produkte bujqësore dhe këtu jemi per ti tregëtuar sikurse edhe për ti bërë më shumë shqiptarët që të blejnë shqip.  

Unë jam shumë krenare në fakt që ky ndërgjegjësim është rritur falë edhe cilësisë së produkteve shqiptare, që sot jo vetëm kanë çarë tregjet ndërkombëtare dhe ato cilësore, por po konkurrojnë denjësisht në vendin tonë me produkte, të cilat edhe pse vlera mund të jete pak më e rritur siç na u ankua një konsumator cilësia është ajo që prevalon. Shumë mbarësi të gjithëve të cilët punojnë dhe lidhen në një zinxhir vlerash produktesh dhe ekonomie shkallle.

Për sa i takon aktiviteteve të sotme mendoj që këto janë aktivitete që duhet të zhvillohen përtej Ditës së Verës, sigurisht simbolika vlen, por ne duhet të jemi gjithmonë me konsumatorët, me gjithë fermerët, blegtorët për të mundësuar një shitje në tregjet tona qoftë ato të krijuara me mbështetjen e qeverisë ashtu edhe me partnerët tanë ndërkombëtar që jo pak kanë krijuar tregje në të gjithë Shqipërinë dhe besoj që do jenë aksese shumë të mira  për turistët e këtij viti që besoj 14 milionshin e kapim pa frikë.

Ditë të mbarë!  

Ora 09:40
Nikolla urim me rastin e Ditës së Verës: Lulëzimi i natyrës le të përshkojë edhe jetët tona

1707244233_nikolla.jpg

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, ka uruar qytetarët me rastin e Ditës së Verës.

“Dita e Verës, fillimi i stinës së gëzueshme plot diell, dritë e jetë, le të na ndriçojë e inspirojë për të dashur e për t’u gëzuar më shumë me familjet tona, të afërmit, miqtë, njerëzit që na rrethojnë.

T’i gëzohemi e t’i kushtohemi natyrës, me urimin e shpresën që lulëzimi i saj të përshkojë edhe jetët tona. Paçim një stinë të bukur, plot jetë, shëndet e gëzime për të gjithë.”- shkruan Nikolla.

Ora 08:25
Sot Dita e Verës, Begaj: Mbarësi, begati dhe gëzim sjelltë kjo festë në çdo shtëpi shqiptare

1706105722_bajrambegaj.png

Presidenti Bajram Begaj, përcolli sot një mesazh urimi me rastin e “Ditës së Verës”. Presidenti Begaj ndau me shqiptarët elementet tradicionale të kësaj feste, e cila kremtohet në të gjithë vendin për të lajmëruar ardhjen e pranverës.

Kreu i Shtetit risolli në vëmendje mënyrën se si kjo festë pritej në vendlindjen e tij në të gdhirë të datës së 14 Marsit, kur fëmijët lajmëronin ardhjen e stinës së pranverës.

“Në fëmijërinë time, 14 Marsi niste me të vegjlit që shpërndanin në çdo shtëpi një plis me grurë të sapombirë, degë ulliri dhe degë lule kumbulle. Kjo bëhej për të uruar një pranverë të begatë, të paqtë dhe të gëzuar. Mbarësi, begati dhe gëzim sjelltë kjo festë në çdo shtëpi shqiptare”, shkruan Presidenti i Republikës në profilin e tij zyrtar në Facebook, ku shpërndau edhe një video me simbolin e “Ditës e Verës” së fëmijërisë së tij.

 

Ora 08:08
Sot Dita e Verës, Rama: Paçi një pranverë të bukur

Kryeminsitri Edi Rama ka uruar qytetarët për Ditën e Verës.

‘Mirëmëngjes dhe me ditën që paralajmëron më shumë diell e mbarësi, ju uroj një pranverë të bukur!’- shkruan Rama.

Ora 07:32
Nga Xhensila Myrtezaj e Elton Deda tek Artiola Toska, Tirana festime për Ditën e Verës. Veliaj: 24 orë festë, 34 evente

1710321725_xhensilamyrtezaj.JPG

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, fton qytetarët që të bëhen pjesë e festimeve për Ditën e Verës. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Veliaj njofton se për të festuar 14 Marsin si Ditën e Verës, Bashkia e Tiranës ka përgatitur një program të plotë me 24 orë festë dhe 34 evente të ndryshme.

Me një kalendar të ngjarjeve të shumëllojshme, qytetarët e Tiranës do të kenë mundësinë të marrin pjesë në aktivitete të shumta, duke filluar nga koncerte, ekspozita, përhapje artistike nëpër qytet, deri te aktivitete sportive dhe shfaqje të ndryshme kulturore.

“14 Mars, 24 orë festë, 34 evente! Shih kalendarin e eventeve dhe eja festojmë së bashku Ditën e Verës. P.S. Mos harroni veroret”, shkruan Veliaj.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e një marrëveshjeje armëpushimi

Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e një marrëveshjeje armëpushimi