Dita e Verës 'bën bashkë' Ramën dhe Bashën në Elbasan! Kreun e PD e presin me flamuj, Kryeministri viziton panairin tradicional (VIDEO)

Kremtimet me rastin e Ditës së Verës kanë bërë bashkë në Elbasan Kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Të dy janë parë në qendër të qytetit, ku janë grumbulluar një numër i madh qytetarësh.

Kryeministri Edi Rama është parë i shoqëruar i nga deputeti Taulant Balla, nga ministrja e Arsimit Evis Kushi si dhe nga kryebashkiaku Gledian Lllatja. Rama vizitoi disa tenda të vogla të vendosura në bulevardin kryesor të Elbasani me prodhime agro-ushqimore.

Ndërkohë që Basha është rrethuar nga militantë të PD-së, të cilët me flamuj dhe thirrje 'Rama ik' kanë shoqëruar kryetarin e tyre gjatë xhiros në bulevard.  Kryetari i PD-së, ishte i shoqëruar edhe nga ish-deputeti i PD-së, Endri Hasa si dhe nga Gazment Bardhi.

Siç shihet edhe nga pamjet dhjetëra qytetarë janë mbledhur në qytetin e Elbasanit, duke neglizhuar masat Anti-COVID.

M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja