Një sërë aktivitetesh janë organizuar edhe në Tiranë për të festuar Ditën e Verës. Rreth 100 aktivitete pritet të mbahen gjatë gjithë ditës së sotme, ndërsa festa do të kulmojë me një koncert në sheshin ‘Skëndërbej’ ku në orën 13:00 do të performojë këngëtarja shqiptare Enisa.

Ndërsa mbrëmja do të mbyllet me një “Street party”në zonën e ish-Bllokut dhe shfaqja më e madhe e dronëve në rajon në zonën e Liqenit Artificial.

Nëpërmjet rrjeteve sociale, kryebashkiaku Erion Veliaj ka publikuar axhendën e mbushur me mbi 100 aktivitete në vende të ndryshme në kryeqytet dhe u bën thirrje qytetarëve të marrin pjesë. 

“Evente festive dhe sportive pafund, eja festojmë bashkë 'Ditën e Verës', në Qytetin e Rinisë dhe Sportit. Zgjidh vendin ku do na bashkohesh”, shkruan Veliaj.


Lajmi kryesor:

Sot Dita e Verës, festohet në të gjithë vendin! Në Elbasan dhe Tiranë organizohen aktivitete të ngjeshura! Rama uron nga 'kryeqyteti i festës'


Ora 10:53
Nga koncertet me muzikë live tek lojërat sportive, Veliaj publikon listën me 100 aktivitete në Tiranë për Ditën e Verës