Dita e Vullnetarizmit për të
katërtin vit nga  Alpha Bank

Dita e Vullnetarizmit për të<br />katërtin vit nga  Alpha Bank
TIRANE-  Të shtunën punonjësit e Alpha Bank Albania shpërndanë paketa ushqimore për 100 familje në nevojë të akomoduar në qendrën Sociale “Të qëndrojmë së bashku” në Kombinat këtu në Tiranë

I pranishëm në këtë aktivitet ishte dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës Z. Lulzim Basha. Në zbatim të iniciativës së Bashkisë së Tiranës për të ndihmuar këto familje, Alpha Bank fillon këtë projekt në ditën e Vullnetarizmit të saj. Gjithashtu punonjësit e Bankës do të mbledhin dhe shpërndajnë rroba, ushqime dhe lodra për këto familje.

Drejtori i Përgjithshëm i Alpha Bank-Albania, Z. Periklis Drougkas deklaroi se Përgjegjshmëria Sociale është shumë e rëndësishme për Bankën tonë. "Në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës ne informohemi mbi projektet e saj për vitin 2012 që janë në përputhje me vlerat, parimet dhe aktivitetet e Grupit të Alpha Bank dhe i mbështesim ato. Mesazhi që duam të ndajmë me shoqërinë është se së bashku, mund të ndihmojmë që bota të bëhet një vend më i mirë për të jetuar. Nëse ne kontribuojmë të gjithë, mund t'i ndihmojmë këto familje të kenë një nivel jetese më të mirë" tha Z. Drougkas.

Ky ishte viti katërt radhazi që Alpha Bank Albania organizoi “Ditën e vullnetarizmit Alpha Bank”. Vitin e kaluar punonjësit e Alpha Bank Albania vizituan Shtëpinë e të Moshuarve në Tiranë dhe kontribuan me dhurata të ndryshme duke iu përshtatur nevojave më emergjente të azilit, si dhe kaluan kohë duke bashkëbiseduar me banorët e këtij institucioni.  Në përputhje me politikën e saj të Përgjegjshmërisë Sociale të Korporatës, 27 Maji është caktuar si "Dita e Vullnetarizmit të Alpha Bank".
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën