Dita juaj do mbushet me emocione...ja çfarë thonë yjet për ju sot

Dita juaj do mbushet me emocione...ja çfarë thonë yjet për ju sot

Dashi

Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill

Do jeni shumë me tolerante të martën ju te dashuruarit dhe marrëdhënia me partnerin ka për te qene e jashtëzakonshme. Mes jush nuk ka për te ndodhur asgjë e keqe, përkundrazi. Beqaret do kenë plot takime, por asnjeri prej tyre nuk do përfundojë ne lidhje afatgjate.

Demi

Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj

Do kërkoni sa më shume qetësi ne jetën tuaj ne çift gjatë kësaj ditë. Yjet do ju gjenden gjithë kohës pranë dhe do ua plotësojnë te gjitha dëshirat. Beqaret do realizojnë disa takime fantastike me persona mjaft inteligjente.

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj - 20 Qershor

Të martën do jetë dita e vendimeve te mëdha për ju qe jeni ne një lidhje. Nëse keni pasur debate te forta kohet e fundit, mund te mendoni edhe për një ndarje përfundimtare.

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor - 22 Korrik

Ditë shumë e qëndrueshme do jetë e marta për ata që janë në një lidhje. Do jeni të logjikshëm dhe me maturi do i zgjidhni disa hatërmbetje te se shkuarës. Beqaret do fillojnë një lidhje, por ajo nuk do zgjasë aq sa ata e kanë ëndërruar.

Luani

Të lindur më: 23 Korrik - 22 Gusht

Ditë e bukur dhe e mbushur me momente te këndshme do jetë e marta për të dashuruarit. Çdo gjë do ju ece për mrekulli dhe nuk do keni për çfarë të ankoheni.

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht - 22 Shtator

Do merreni vesh me së miri me partnerin tuaj gjatë kësaj ditë dhe të gjithë do ju kenë zili. Shumë do ju adhurojnë për mënyrën e komunikimit dhe për tolerancën ndaj njëri-tjetrit. Beqarët as që do e kenë mendjen tek krijimi i një lidhjeje sepse do jene te angazhuar me pune.

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator - 22 Tetor

Ditë fantastike do jetë kjo e martë për ata që janë në një lidhje. Gjithçka ka për të ecur për mrekulli mes jush dhe atij që keni në krah kështu që në çdo moment do përjetoni emocione.

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor - 21 Nëntor

Perspektivat për jetën tuaj në çift duken të jenë të mira të martën. Mes jush dhe partnerit do mbizotërojë harmonia, qetësia dhe mirëkuptimi. Beqarët do jenë mjaft kërkues dhe nuk do arrijnë dot ta gjejnë një person që do iu përshtatet në çdo pikë.

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor - 21 Dhjetor

Ditë e zakonshme dhe fatmirësisht pa probleme do jetë kjo e martë. Me partnerin do ndiheni gjithmonë mirë dhe nuk do keni aspak probleme.

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor - 19 Janar

Do ndiheni mjaft mirë me partnerin tuaj gjatë kësaj ditë dhe tashmë do jeni gati të hidhni edhe hapa me tej me të. Çdo gjë për ju do jetë fantastike. Beqarët do ndihen mirë edhe ashtu si janë dhe nuk do kërkojnë me ngulm ndryshime rrënjësore.

Ujori

Të lindur më: 20 Janar - 18 Shkurt

Dita e martë nuk do jetë shumë e mirë për ata që janë në një lidhje. Do keni goxha mosmarrëveshje me partnerin tuaj dhe ne një moment do mendoni edhe t’i jepni fund gjithçkaje.

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt - 20 Mars

Të martën do hidhni ju hapat për t’u pajtuar me partnerin. Do i kuptoni gabimet që keni bërë dhe do gjeni mënyrat e përshtatshme për te kërkuar falje.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Hasani: Puna vijon, kemi plane konkrete me ministrin Hoxha

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Hasani: Puna vijon, kemi plane konkrete me ministrin Hoxha