Dita Kombëtare e Katarit, Ambasada në Tiranë organizon ceremoni festive! Meta: Mirënjohës ambasadorit për ndihmën e pakursyer

Dita Kombëtare e Katarit, Ambasada në Tiranë organizon ceremoni festive! Meta: Mirënjohës ambasadorit për ndihmën e pakursyer

Pamje nga ceremonia me rastin e Ditës Kombëtare të Shtetit të Katarit

Me rastin e Ditës Kombëtare të Shtetit të Katarit, Ambasada në Tiranë organizoi mbrëmjen e djeshme një ceremoni pritëse, ku ishin të pranishëm personalitete të larta të shtetit Shqiptar, Presidenti Ilir Meta, përfaqësues të qeverisjes qendrore dhe lokale, deputetë, anëtarë të trupit diplomatik, si dhe personalitete të politikës, medias, kulturës dhe artit.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Ambasadori i Katarit në Shqipëri Ali bin Hamad Al Marri theksoi se Dita Kombëtare nderon themeluesin Sheikh Xhasim bin Muhamed bin Thani, i cili në vitin 1878 hodhi themelet e shtetit modern të Katarit, dhe nën udhëheqjen e tij vendi u shndërrua në një shtet sovran, të bashkuar e të pavarur.

"18 Dhjetori është një ditë e shënuar në historinë e vendit tonë, ku kremtohet krenaria ndaj identitetit dhe përkatësisë sonë kombëtare dhe uniteti rreth udhëheqjes sonë nën drejtimin e HH Emirit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani" – tha ai, ndërsa renditi edhe disa nga arritjet kryesore të realizuara nga Katari.

Gjithashtu, Ambasadori konfirmoi marrëdhëniet solide që lidhin dy vendet tona, dhe shprehu bindjen se marrëdhëniet dhe bashkëpunimi dypalësh do të njohin në të ardhmen përparim dhe zhvillim të mëtejshëm, në dobi të të dy vendeve dhe popujve tanë miq.

Nga ana tjetër, gjatë fjalës së tij Ali bin Hamad Al Marri përmendi edhe Botërorin 2022 që do të mbahet në Katar vitin e ardhëm, ku theksoi se të gjitha përgatitjet, infrastruktura dhe megaprojektet për këtë ngjarje sportive botërore tashmë kanë përfunduar.

"Deri tani janë përuruar shtatë nga tetë stadiumet e Botërorit, ku aktualisht po zhvillohen ndeshjet e Kompionatit Arab FIFA Katar 2021, ndërsa stadiumi i fundit (Lusail) pritet të hapet së shpejti. Katari është i vendosur ta organizojë këtë Botëror në një mënyrë të veçantë e fenomenale, që të shërbejë si mesazh paqeje dhe burim krenarie për rajonin e Gjirit dhe të gjithë arabët" - deklaroi ai.

Vitin e kaluar, Ambasada e Katarit në Tiranë anuloi ceremoninë me rastin e Ditës Kombëtare për shkak të pandemisë Covid-19, sikurse anuloi ceremoninë e vitit 2019 në solidaritet të plotë me Republikën e Shqipërisë dhe popullin mik shqiptar, që u godit nga tërmeti shkatërrues i nëntorit të atij viti.

Gjatë krizës së tërmetit dhe pandemisë, Shteti i Katarit ka kontribuar me ndihma urgjente për popullin shqiptar dhe ka financuar me 5 milionë USD projektet e rindërtimit të disa institucioneve arsimore në Tiranë.

Presidenti Meta dhe Ambasadori i Katarit në Shqipëri Ali bin Hamad Al Marri

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Katari: 17/12/2021 17:38

    Sa i ngjit me me te pasurit ketij hajdutit,vdes per dollare e flori, shikoni si kapardiset kollovari nga cepani brekgrisur,na u be si sheik katari,hidhini prangat atij kusari vagabond.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Punonjësi i dyqanit kapet në video duke vjedhur biletën fituese 1 milion dollarë të klientit në SHBA

Punonjësi i dyqanit kapet në video duke vjedhur biletën fituese 1 milion dollarë të klientit në SHBA