Dita Kombëtare, jetimët: Mos
bëni demagogji me fatin tonë

TIRANE- Fëmijët jetimë janë në gjendje të mjerueshme.” Politika të tregohet më e përgjegjshme me ta, të mos veproj siç ka vepruar dje kryetarja e kuvendit”. Këto kanë qenë kritikat në distancë të Ilir Cumanit, Kreu i Shoqatës së Jetimëve ndaj aktivitetit të një ditë më parë të promovuar nga kryetarja e Kuvendit Topalli, me fëmijët jetimë.
Edhe pse salla dje ishte e mbushur me jetimë- tha Cunami, gjendja e tyre bie në vesh të shurdhët të politikanëve dhe qeverisë, që i shfrytëzon ata sa për demagogji.
Sot në Ditën Kombëtarë të fëmijëve jetimë u zhvillua një marshim me fëmijë të kësaj kategorie ku ka marrë pjesë edhe Ambasadori i OSBE, Eugen Wollfarth.
Wollfarth deklaroi se plotësimi i të drejtave të këtyre fëmijëve është prioritet për integrimin e vendit në BE.

“Është një detyrë e çdo shoqërie që të bëjë përpjekje për integrimin e këtyre fëmijëve. Kur shohim buzëqeshjen e tyre, sot mendojmë se ata janë e ardhmja e denjë e këtij vendi”
(ns/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Magnezi apo Kalciumi? Cili është më i rëndësishëm për kocka të forta

Magnezi apo Kalciumi? Cili është më i rëndësishëm për kocka të forta