Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, e cila shënohet sot më 9 dhjetor, ambasada e SHBA në vendin tonë ka shpërndarë një njoftim të rëndësishëm për qytetarët shqiptarë.
Në profilin e saj në ‘Facebook’, ambasada e SHBA ka shpallur fituesit për Shqipërinë të konkursit rajonal vjetor ‘Rinia për një shoqëri pa korrupsion’. Duke publikuar emrat e fituesve, SHBA iu uron atyre suksese në konkurrimin me fqinjët e tyre në Ballkan për çmimin e madh.
/Shqiptarja.com

Postimi i ambasadës:
Sot është Dita kundër Korrupsionit dhe ne kemi kënaqësinë të shpallim fituesit për Shqipërinë të konkursit rajonal vjetor “Rinia për një shoqëri pa korrupsion".
Fituesit në kategorinë video janë:
Vendi i parë - Lazime Toshi
Vendi i Dytë - Erisa Hasani nga Gramshi
Vendi i tretë - Denada Rama
Fituesit në kategorinë poster janë:
Vendi i parë - Mikele Alia
Vendi i dytë - Jetmira Sejko
Urime fituesve në Shqipëri, të cilët do konkurojnë me fqinjët e tyre në Ballkan për çmimin e madh.
(Postimi i ambasadës amerikane)
d.c./shqiptarja.com