Qendra Informative dhe Kulturore e Bashkimit Evropian në Prishtinë çeli sotme për të vazhduar deri të premten, 24 prill, një sërë aktivitetesh për të festuar Ditën Ndërkombëtare të Librit, si pjesë e fushatës së saj për gjuhët, artin dhe kulturën.
Në kuadër të manifestimit janë parashikuar një ekspozitë me poezi të kaligrafuara të autorëve vendorë dhe ndërkombëtarë, lexime letrare, takime për të shkruarit me nxënës të përzgjedhur nga tri shkolla fillore të Prishtinës, si dhe dy debate me tema “Libri tradicional kundrejt librit elektronik” dhe “Përkthimet letrare si diplomaci kulturore”.
Në aktivitetet do të marrin pjesë artistë, shkrimtarë, studiues, botues, gazetarë dhe publicistë nga Kosova, si dhe mysafirë nga jashtë vendit, njoftoi Zyra e BE-së në Kosovë
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com