VLORE- Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuar i ka gjetur këta të fundit jo vetëm të diskriminuar, por dhe të pakompensuar financiarisht. Personat me afëtësi të kufizuara dhe familjarët e tyre në Vlorë ankohen se kanë 3 muaj pa marrë ndihmën ekonomike, e për pasojë ilaçet që kanë një kosto të lartë i blejnë nga xhepi i tyre.
Ndërkohë kreu i shoqatës së Para dhe Tetraplegjikeve në Vlorë, Hysen Muhameti ngre edhe shqetësimin se në qytet mungon infrastruktura e nevojshme për këtë kategori sociale.
KUKËS
Ndërkohë në Kukës shoqata e të mbijetuarve nga minat dhe municionet ankohen se asgjë nga ato që paraashikon ligji për këtë kategori nuk është realizuar.
ELBASAN
Në Elbasan është zhvilluar një aktivitet në kuadër të ditës botërore të personave me aftësi të kufizuara. Drejtoresha e shkollës “Zëra Jete”, ku trajtohen fëmijët me prapambetje mendore tha se, janë prindërit e kësaj katogorie ata që bëhen pengesë që sëmundja e fëmijëve të agravohet.
Në Qarkun e Elbasanit janë rreth 2 000 mijë persona më aftësi të kufizuar, duke u renditur si një ndër Qarqet me numrin më të lartë të para e tetraplegjikëve në vend.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com