Meta merr timonin e opozitës dhe ngre rininë në protestë?! 'Të përmbysim komplotin kundër demokracisë...siç bëmë në vitet '90!

TIRANE - Kreu i Shtetit, Ilir Meta çdo ditë e më shumë po del nga statura e Presidentit, duke u bërë udhëheqës i opozitës joparlamentare.  Zgjodhi Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, për të shkruar gjerë e gjatë se çfarë duhet bërë për të dalë nga situata e rëndë politike dhe jo vetëm, që Meta mendon se është futur Shqipëria. Sulmin e ka ndaj mazhorancës, të cilën e quan një shtet paralel të propagandës dhe PPP-ve (koncensionet nga partneriteti publik-privat).

Ditën e sotme kreu i shtet postoi një foto të takimit të studentëve të dhjetorit me Ramiz Alinë, ku vetë Ilir Meta ishte pjese, dhe për herë të parë ata kërkuan që Shqipëria të jetë pluhraliste. Bëhet fjalë pëe takimin e studentëve të dhjetorit '90, përballjen e tyre të parë me pushtetin komunist, ku presidenti i asaj kohe Ramiz Alia vendosi me dekret të shtyjë me dy muaj zgjedhjet duke i dhënë mundësi opozitës së sapo formuar në vitin 1991 që të regjistrohej në zgjedhje.

Ndryshe nga se është shfaqur, si njeri i "qetësisë dhe dashurisë", afrimi i datës ku pritet të të merret vendimi për shkakrimin ose jo të tij për shkak të dekreteve për zgjedhjet vendore 2019, ka bërë që Meta të fillojë të flasë për revolucione imagjinare.

"Fenomeni i rrezikshëm i shtetit paralel të propagandës dhe PPP-ve, dhe axhendat e nëndheshme që kanë kapur për fyti Shqipërinë, nuk janë gjë tjetër veçse një komplot kundër demokracisë, çdo vlere e parimi të saj, kundër sovranitetit të të gjithë qytetarëve që duan një demokraci të vërtetë europiane dhe perëndimore. Ndaj ne sot kemi një mision të përbashkët historik: Të shpëtojmë demokracinë nga pengmarrja e një pakice të papërgjegjshme dhe jolegjitime! Koha nuk pret! O SOT O KURRË!", shkruan ndër të tjera Meta.

Teksa rruga drejt rikthimit të protestave antiqeveritare duket të ketë gropa, pasi ende nuk dihet nëse do të nisin, frerët për të ngritur popullin në "revoltë" i ka marrë Presidenti Meta. Me një gjuhë të koduar, ai duket se kërkon ngritjen e rinisë në protesta njëjtë si studentët e Lëvizjes së Dhjetorit '90, kundër oligarkëve, të cilët sipas tij, është shumë e thjeshtë për t'i rrëzuar krahasuar me regjimin komunist.

"Zgjidhja nuk është largimi, por zgjimi dhe ndryshimiZgjidhja nuk është tërheqja dhe justifikimet foshnjore, por përballja me të keqen dhe ligësinë! Regjimi i bllokmenëve ishte shumë herë më i vështirë se regjimi i oligarkëve për t'u përmbysur!", shkruan Presidenti.

Gjuha e Metës, është e ngjashme me atë të ish-kryeministrit Sali Berisha, që flasin për revolucione dhe axhenda të nëndheshme, me argumentin prej tyre "në emër të demokracisë në Shqipëri", që në fakt duket se ka të bëjë më shumë me pushtetin e tyre.

Thirrjet revolucionare të Metës sot, lidhen edhe me takimin që pati kryeministri Edi Ramë me kancelaren Merkel, për të lobuar për çeljen e negociatave. Në disa konferenca radhazi, Ilir Meta ka thënë me siguri se Shqipëri nuk do të marrë çeljen e negociatave me BE-në, nëse nuk do të mbahen zgjedhjet me 13 tetor, datë që Meta e ka dekretuar, pasi çdekretoi 30 qershorin.

Por, optimizmi dhe sinjalet pozitive që po vijnë gjithnjë e më shumë për një vendim pozitiv nga Këshilli i Europës për çeljen e negociatave me Shqipërinë, do të thotë që Metës t’i bie edhe alibie kryesore e anulimit të zgjedhjeve.

Artikulimi i Metës kohët e fundit, nuk tregon gjë tjetër veçse përgatitjen e tij, që pas shkarkimit nga detyra e Presidentit të Republikës, për të marrë timonin e opozitës parlamentare, që deri tani nuk duket ta ketë pasur një të tillë, nga vetë fakti i përplasjeve dhe pakënaqësive të lindura brenda partisë Demokratike, por edhe opozitës që nuk duket të jetë më e bashkuar.

Postimi i plotë i Metës:

Të dashur miq, sot është Dita Ndërkombëtare e Demokracisë. Në themel të demokracisë qëndron vota, e drejta e çdo qytetari për t'u zgjedhur e për të zgjedhur, pluralizmi politik. Demokraci do të thotë që çdo qytetar të vendosë për të ardhmen e vet. Që çdo qytetar të ketë besim te roli i vet në demokraci. Që çdo qytetar të ketë mundësi për të ndikuar mbi vendimmarrjen. Për ta detyruar atë të jetë transparente, nëpërmjet llogaridhënies në çdo nivel vendor dhe kombëtar. Demokraci do të thotë që çdo qytetar të jetë i barabartë para ligjit.

Fatkeqësisht shumë nga këto parime e vlera që janë kolonat dhe zemra e botës demokratike, janë përçudnuar në vendin tonë. Zhgënjimi është i madh. Jo ndaj demokracisë që sollëm në dhjetor '90, por ndaj formës së shëmtuar që ajo mori në 30 vite. Shpopullimi dramatik i Shqipërisë dhe humbja e shpresës, veçanërisht tek brezi i ri, është treguesi më i dhimbshëm dhe fatkeq. Shikoni ku jemi sot: të fundit në rajon para dyerve të BE-së. Dhe ende askush nuk mban përgjegjësi, përkundrazi. Ka edhe më shumë thellim në paligjshmëri.

Fenomeni i rrezikshëm i shtetit paralel të propagandës dhe PPP-ve, dhe axhendat e nëndheshme që kanë kapur për fyti Shqipërinë, nuk janë gjë tjetër veçse një komplot kundër demokracisë, çdo vlere e parimi të saj, kundër sovranitetit të të gjithë qytetarëve që duan një demokraci të vërtetë europiane dhe perëndimore.

Ndaj ne sot kemi një mision të përbashkët historik: Të shpëtojmë demokracinë nga pengmarrja e një pakice të papërgjegjshme dhe jolegjitime!

Koha nuk pret!

Kjo është beteja jonë! E njerëzve të lirë, të ndershëm dhe punëtorë, e rinisë sonë të mrekullueshme! E të gjithëve ne që e duam me shpirt dhe zemër Shqipërinë! Dhe unë jam më i vendosur se kurrë!

Për një Shqipëri demokratike, si gjithë Europa! Sepse liria, demokracia dhe dinjiteti njerëzor janë të panegociueshme! Mbrojtja e demokracisë sot është një detyrë patriotike për t'i rikthyer besimin çdo qytetari dhe çdo të riu se e ardhmja më e mirë është vetëm këtu dhe kjo kërkon kontributin e secilit për ndryshim.

Zgjidhja nuk është largimi, por zgjimi dhe ndryshimi!

Largimi u intereson atyre që duan të zbrazin Shqipërinë nga shqiptarët, ndaj prej kohësh kanë planifikuar vrasjen e ngadaltë të demokracisë dhe shtetit të së drejtës. T'ua kthejmë Shqipërinë shqiptarëve dhe vetëm atyre! Sepse të rinjtë tanë mund të gjejnë çdo gjë jashtë që u mungon sot këtu, por kurrë nuk do të gjejnë Atdhe!

Regjimi i bllokmenëve ishte shumë herë më i vështirë se regjimi i oligarkëve për t'u përmbysur!

Zgjidhja nuk është tërheqja dhe justifikimet foshnjore, por përballja me të keqen dhe ligësinë!

O SOT O KURRË!

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • SPAK.SPAK.SPAK: 16/09/2019 12:44

    Per ty dhe shume qe de ndjekin duhet vetem drejtesi dhe aspak tolerance, je njeriu me i poshter ne republike , hajdut , grabiqar , kriminel dhe i pangopur . Shqiptaret e dine tashme se kush je ti me njerezit qe te ndjekin pas .prandaj mos u lodh me t u shkaktosh shqiptareve plagee dhimbje dorzo mallin e popullit dhe largohu para se populli ta marre iniciativen , ti me bandat tuaja keni marre fund , vetem po perpeliteni

    Përgjigju
  • avni rustemi: 16/09/2019 12:24

    cojeni para drejtesise hajdutin e kombit .Athere populli dhe shqiperia do marrin fryme lehte.

    Përgjigju
  • Vlora: 15/09/2019 21:30

    Na jeü floririn hajdut !!!

    Përgjigju
  • Free: 15/09/2019 21:27

    Po cberr ne 90 ti mos plehre ?? Qylafiteshe te PS si zorraxhi e sot kerkon revolucion per te shpetuar lekuren. Njeri i piset qe shite cdo vlere njerzore per te trashur qafen.

    Përgjigju
  • dulja: 15/09/2019 20:04

    poshte hajdutet rrofte shqiperia

    Përgjigju
  • Ilir Meta: 15/09/2019 19:40

    Kush ta jep karrigen është po ajo që ta heq.Keshtu eshte dhe fati im me SHBA-në.E di sh mirë që fundi im është afër bashke me atë të Saliut,por ama unë do luftoj deri në fund për "demokracinë" e vendit.SOS

    Përgjigju
  • Ali asllani: 15/09/2019 18:09

    Cdo shqipetare duhet te fas perjashto 4 kriminelet , hajdutet dhe vransesit e shqipetareve qysh me vransjet e Gerdecit dhe te 21’ Janarit . Nuk duhet te flasin Saliu Mete Floriri Lulja a PD se dhe Monikan e Metes. Populli i urren me cdo mjet , ato duhen varur ne LITAR me soj e sorollop.

    Përgjigju
  • Hinglateri: 15/09/2019 16:48

    Po Floririn do ja u kthesh shqiptareve o hajdut

    Përgjigju
  • Sala: 15/09/2019 16:25

    Horr.....!

    Përgjigju
  • Sifi: 15/09/2019 15:34

    Anti reforma ne drejtesi kerkn revolucin .Revolucioni me demokratik eshte zgjedhja permes votimit popullor

    Përgjigju
  • Albania77: 15/09/2019 15:17

    I kujtoni ketij presidenti videon me dritan priftin dhe pastaj ky president te flasi per drejtesi te barabarte!!!!! Je i vetmi ti, plere, qe nuk duhet te flasesh per drejtesi se ishe ti qe beje pazare te ndryshme prandaj eshte e mira te mos flasesh fare se nuk te degjon dhe beson me njeri

    Përgjigju
  • O tej: 15/09/2019 15:00

    Vate puna jote ne SPAK tani te ha mune ti jo te ngresh rinine ngrene ate tendon Se te ka marr Mona rruget

    Përgjigju
  • Shkodra: 15/09/2019 14:55

    Zhduku nga politika dhe nga jeta e shqiptareve njeri i pashpirte, ti je kanceri i shqipetarve dhe i shqiperise, se mos harrosh te marredh dhe Monen me vete dhe te fshihet nga historia politike Emri LSI

    Përgjigju
  • Toni 86: 15/09/2019 13:27

    A thua se ishin studentet ata qe rrezuan sistemin monist ne Shqiperi.... Ishte ShBAja dhe sistemi perendimor qe rrezoi diktaturen ....kurse keta te veteshpallur demokrate tani na vete dekorohen si pishtare te demokracise dhe duan te perballen me ShBAne qe tani do te cliroje Shqiperine nga sistemi Shkerdhatokrate te ngritur nga Saliu Nano Meta Rama dhe kelyshat e tjere .....

    Përgjigju
  • ERP: 15/09/2019 12:50

    Tik tak plehre!

    Përgjigju
  • Ilo: 15/09/2019 12:36

    Ik ti plehre bashke me te rrjedhurin Berisha se Ramen e tredhim neve dhe ja shpetoi nga e keqja ky vend.

    Përgjigju
  • Trnakop Kacija: 15/09/2019 12:33

    E ligesiiiii, E poshtersiiiiiii, E dobesiiii qe rrezaton ky "pismilet". Ky shkarkimin e ka te sigurt - e din dhe vet. Tash e ka lojen qe te krijoj pershtypje se eshte "lider" opozite dhe ne ate menyre tenton te siguroj pozicion qe te mbroj veten nga hetimet kriminale qe do te pasojne ndaj tij dhe ndaj gruas se tij per hajni e aktivitete tjera kriminale - dhe te krijoj perceptim se po perndjek per arsye politike. E kote eshte - duhet te paguash per te gjitha demet qe i ke bere / dhe do behesh shembull edhe per te tjeret.

    Përgjigju
  • Arben Metani: 15/09/2019 12:21

    Ke ben me faj qe Shqipria ndodhet ne kete situate? A nuk ke qene ti 30 vjete ne politike? A nuk ke wene ti dhe Mona 15 vjete ne pushtet? Ca bere? Rregullove veten dhe femijet. Dhe shume mire bere. Po populli qe sot i thua revolucion? Lere ta beje revolucionin ky qe e ka nisur. Po nuk beri gje as ky, ti jo nje here qe nuk te beson me populli, por do provojme te tjere. Fjalet e bukura mbaji per vete.

    Përgjigju
  • Arbëri: 15/09/2019 12:06

    Tani duket kjart se reforms në drejtësi ua ka mpirë trurin, a thua kah do ia mbathni tani o të vërbuar qofshi...???

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 15/09/2019 11:53

    Shikoni si e nis letren. Te dashur miq. Nje plehre me pak po e shkarkuan. Te pafytyre

    Përgjigju
  • Tipike e Rropsit e ksaj rrace muzllumash tizare: 15/09/2019 11:52

    Eshte e njoihur tashme nga te gjithe , qe Kurvat si ky , ate cfar kane bere dhe jan vet , para Realitetit dhe para gjithe Shqiptareve , tentojn me pafytyrsine Njerzore qe i karakterizon ,t'ja veshin kudershtarit . Eshte jelloj sikur Bushtra e Zeze , te thote ;Hej me shifi ju mue ? Un s'jam ashtu si me shikoi ju , un jam i bardhe ! Ky eshte ji nder shkaktret kryesore te degjerimit -korrupsionit -krimit shkaterrimit te Shtetit Shqiptare - Drejtesise - Shoqerise ne ate ved , ky prsidet qysh ga dita e par e emerimit te tij ne ate Post hyr Kotrabant ne ate Prsedinece , injoroj Ligji & Kushtetuten ne oret e para te qenit Presidet , duke dal ne Fushaten Elektorale e u cjerre si ji Kafsh shqiptareve te rrembejne Arme dhe Ngreje Shqiperine ne Luft (si me 97) pra ky Pusht -Maskara qe s'ka len poshtersi pa i shkaktuar atij populli , dhe atij vendi , qe eshte nji nder Protagonistet kryesore te Sabotimit te Demokracise dhe Shtetit Ligjore ne ate vend , ka poshtersine e Ligesine qe i eshte Stampuar e ate Surrat prej Bushtre -qeni te Terbuar , te dali medieve e lere Pafytyresine prej kafshe , ti tregoj shqiptareve se ky fle klyshi kurves .intriganti ordiner , shqiptaret e njohin dhe e dijne ku fle Ne Presidence por jo me gjate . Qe te pretedosh ,se po po mashtron dike ala sot ,+mbasi shqiptaret i njohin me dhembe e dhemballe ,se kush jane Shkaktaret ,Politikaet , qe shkaterrua Shqiperine (berisha - Meta JANE KOKA E BUSHTRES SE TERBUAR ANTISHQIPTARE ) dhe c'eshte me qesharakja , te pretendosh se po i mashtron shqiptaret akoma sot , eshte me shume se Ligesi njerezore , eshte si te kerkosh qe shqiptaret te beje ji Referedum per Deimin me vdekje te shkaktareve te vertete te ksaj Maskarade pafud Politike

    Përgjigju
  • Venecia: 15/09/2019 11:48

    Ishin habit ata te komisionit te Venecias, me injorancen e Likes. Ata ja dhane mesazhin qe ketu ne Tirane qe te largohet sa me pare nga shqiperia

    Përgjigju
  • YYY: 15/09/2019 11:08

    Ti je e keqja e ligesia, dora vet. Thuaj e beje cfare te duash, nuk te ndihmojne. Je lakuriq para shumices dermuese te shqiptareve.

    Përgjigju
  • Gomari babatasit: 15/09/2019 10:53

    Vlen te permendet kontributi jot dhe i gruas tate per kete mbetje prapa,keni punuar me mjeshteri e poshtersi qe ky vend e ky popull te rrije ne kete varferi,injorance e harbutllek,bravo e u qerofshi sa me shpejt

    Përgjigju
  • Populli: 15/09/2019 10:00

    Po normale që t fundit do jemi po të dalësh ti me bllok në dorë dhe për surratin tënd të ndyrë u vranë 4 njerëz, dhe po ti prap u bëre president me votat e plehrave të PS e PD, Ju duheni mbyllur të gjithë bashkë në parlament u tu hapësh rubinetin e gazit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE