Ambasada e SHBA: Jemi të përkushtuar për t'i dhënë fund dhunës me bazë gjinore! 1 në 3 gra në botë, pre e abuzimeve seksuale

Ambasada e SHBA: Jemi të përkushtuar për t'i dhënë fund dhunës me bazë gjinore! 1 në 3 gra në botë, pre e abuzimeve seksuale

TIRANE- Në ditën ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Kundër Grave Ambasada e SHBA në Tiranë ka njoftuar nisjen e 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore. Përmes një reagimi në faqen zyrtare ambasada shkruan se statistikat botërore tregojnë se 1 në 3 gra në botë ka përjetuar dhunë seksuale në jetën e saj.

"Sot, ne bashkohemi me komunitetin ndërkombëtar për të nderuar Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Kundër Grave. Kjo datë nis edhe 16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore. Statistikat botërore tregojnë se 1 në 3 gra në botë ka përjetuar dhunë seksuale në jetën e saj. Qeveria e Shteteve të Bashkuara mbron dinjitetin e lindur të të gjitha grave dhe vajzave dhe Departamenti i Shtetit është i përkushtuar në parandalimin dhe dhënien fund të dhunës me bazë gjinore. Mësoni më shumë mbi përpjekjet e qeverisë së Shteteve të Bashkuara për të parandaluar dhe për t’u përballur me dhunën me bazë gjinore në botë", shkuhet në reagimin e ambasadës.

KLIKO KETU për të lexuar mbi përpjekjet e SHBA për parandalimin e dhunës me bazë gjinore

Foto e postuar nga Ambasada e SHBA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip